Thirrja për në besimin tek Allahu në kohën e sotme, është kthyer në një disiplinë të pavarur, dhe me emrin e saj ngrihen fakultete e Institute. Këtu nuk është rasti që kjo të trajtohet me detajet e duhura, për të treguar të tilla mjete të thirrjes, por kam për qëllim të përmend disa prej tyre, më të rëndësishmet, dhe ato më kryesoret e kohës së sotme, që përmblidhen si vijon:
a- Dija dhe shkenca
Dija është drita që ndriçon errësirën“ .. e njerëzimit, me qëllim që ti u kthejë atyre tere kthjelltësinë e mendjes, prandaj thirre e ka të domosdoshme të njohë mjedisin dhe gjendjen e popullit ku ai predikon. Për këtë arsye, thirrësi do të bindet se ky mjet i vetem për konkretizimin e saj është dija. Ai duhet ta kërkojë dijen në mënyrë që të jetë i afte në marrëdhëniet e sjelljet e tij me të tjerët, pra në shoqërinë ku ai ushtron thirrjen. Kjo do të thotë se pajisja me dituritë janë vërtetë një armë për të luftuar paditurinë.
Mjeti i dijes ndahet në dy grupe:
I. Dijet e fesë. Qëllimi këtu është që thirresi të jetë i pajisur mjaftueshëm me kulture fetare, të bazuar në shpalljen hyjnore dhe në të kuptuarin origjinal të dijetarëve të parë të Islamit. Me anën të kësaj dije ai duhet të analizojë sa më saktë, gjendjen e popullit dhe të japë vlerësime të qarta fetare, sidomos për sa u përket çështjeve që kanë lindur sot dhe të cilat nuk kanë ekzistuar më parë. Çështje të tilla që kërkojnë gjykim të posaçëm fetar (fetva) si: gjykimi për punësimin nëpër banka, për klonimin, dhurimin e organeve, e të tjera sende të reja të kësaj epoke. Misioni i thirrësve në të kaluarën ishte të njihnin të rejat që u përkisnin kohës së tyre dhe më pas formulimi i gjykimit fetar në përputhje me lehtësirat që tolerohen sipas rastit, duke i pajtuar me tekstet burimore të fesë. Dikur kjo dije njihej si të kuptuarit e situatave (fikhul hal), ndërsa sot si të kuptuarit e aktualitetit (fikhul uakia).
Sufian Theuri ka thënë: “Fik´hu (jurisprudenca) për ne nuk është shtrëngesa. Çdo kush mund ta bëjë diçka të tillë! Fik’hu për ne është lehtësimi që vjen nga një imam i besueshëm“ (Hiljetu El—Eulija 6/367) Pra, misioni i dijetarit të fik’hut dhe i thirrësit është studimi i aktualitetit dhe nxjerrja e gjykimeve për të rejat e kohës në përputhje me metodën islame.
II. Njohja e realitetit bashkëkohor. Këtu kemi për qëllim njohjen e doktrinave dhe sekteve që gjenden mes njerëzve, idetë ekonomike që qarkullojnë mes tyre, metodat politike, e të tjera si këto. Shto këtu edhe një njohje të mjaftueshme për shkencat bashkëkohore, që janë përhapur mes shoqërisë njerëzore sot, si dhe roli i tyre, siç janë: shkenca e astronomisë, gjeologjisë, mjekësisë, informatikës…etj. Kjo do të thotë se thirrësi në besim sot, e shikon se njerëzit kanë përparuar në shkencat natyrore dhe mjetet e përdorimit të përditshëm, prandaj qëllimi i tij duhet të jetë kthimi i tyre tek besimi i Allahut, dhe lidhja e këtij zhvillimi njerëzor me të, përftimi nga këto dije, për t’i dhuruar njerëzimit lumturinë dhe jo për ta bërë atë të vuajë më shumë.
Për këtë arsye, thirrësi duhet të shohë çdo shpikje dhe përparim që arrin njeriu, si fryti dijes dhe se ajo është dhuratë nga Zoti. Dijen, Zoti e ka bërë argument për kryeneçët, kur thotë:[Kuran a=”41-Fussilet:53″] Për këtë arsye, njohja e realitetit bashkëkohor është bërë domosdoshmëri e dorës së parë, të cilës duhet t´ i përkushtohen thirrësit, qofshin ata individë të veçantë apo grupim dhe se ata duhet të ngrihen në një nivel të kënaqshëm dhe jo të qëndrojnë të izoluar apo inferior nga kjo.
b- Depërtimi në pozitat që kanë ndikim tek njerëzit.
Kuptimi i kësaj do të thotë se, thirrësit islam e shohin se sot njerëzimi ka krijuar institucione të ligjvënies, të drejtimit politik, ku ata shprehen dhe mbështeten. Është detyrë e thirrësve të bëjnë të gjitha përpjekjet maksimale, për të qenë pjesë e këtyre qendrave dhe institucioneve, ku të ketë prej tyre nesër ekspertë, ministra, drejtues, e politikanë. Ata nuk duhen të izolohen duke qenë larg këtyre vendeve, por përkundrazi, përfshirja në to me qëllim përmirësimin, del domosdoshmëri, sepse ndreqja e njerëzve është detyrë. Përmirësimi nuk mund të realizohet pa shfrytëzuar rrugët që të shpien drejt tij. Përderisa gjendja është e tillë, duhet të themi se ai shkak pa të cilin nuk mund të kryhet një detyrim, bëhet vetë detyrim.
Kësaj i bashkëngjitet edhe afrimi dhe kontaktimi me ata që gjenden në institucione dhe poste drejtuese. Qëllimi i thirrësit nuk është se këtë përmirësim duhet ta kryejë vetëm ai si thirrës, por ai përpiqet të ftojë dhe dikë tjetër për të qenë bashkë me të në përmbushjen e këtij misioni. Nëse ai e sheh se mundet të ndikojë në këto vende, të mos lerë pas dore asgjë që e bën atë të japë ndikimin e tij aty. Zoti mund t’i japë sukses të përmirësohen njerëzit që drejtojnë këto vende ku edhe vetë ata të bëhen pjesë e ndryshimit të kërkuar.
c- Kontrollimi i mjeteve dhe rrugëve që çojnë në largimin nga besimi dhe që çojnë njerëzimin në humbje.
Me këtë kam për qëllim të them se, në çdo kohë e në çdo vend të paudhët kanë hapur rrugë që çojnë në korrupsion, padrejtësi dhe gjejnë mënyrën t’i përhapin dhe propagandojnë të këqijat e tyre nëpërmjet mjeteve të ndryshme si media, art etj. ) “Thirrësi nuk duhet të thotë: “Këto rrugë janë të ndaluara, apo këtu ushtrohet korrupsion, ka skandal”. dhe pastaj të heshtë! Kjo nuk mjafton për udhëzimin e njerëzve, ndërkohë që këtu bëhet nami?! Duhen bërë përpjekje për të ndryshuar drejtimin etyre në përputhje me qëllimin e tij të lartë; thirrësi duhet të hyjë në mes tyre, si shiu i begatë mbi një tokë të shkretë. Pra, thirrësi nuk duhet t’u largohet skenave në media apo kudo, por duhet të përmbushë detyrën e tij me njerëzit në këto vende, duke përdorur metoda tërheqëse dhe bindëse, që ti tërheqë e ti kënaqë ata. Kush është ai, që dëshiron të udhëzojë njerëzit, teksa vetë qëndron larg tyre, nuk takohet me ta, qëndron në shtëpinë e tij dhe pret që ata t’i vijnë vetë! Sigurisht ai, nuk do ta arrijë kurrë qëllimin e dëshiruar.
Për këtë vërtetë ia vlen të thuhet: “Kush rri e ulet në shtëpinë e tij dhe pret që njerëzit të vijnë tek ai, ditët do t’i mësojnë atij artin e gogësitjes!”
Tahla r.a. thoshte: “Turpi më i pakët për njeriun është të mbyllet në shtëpinë e vet”.(Metalib el-alije Ibën Haxhër 3/5, 2713)
Kësaj çështjeje ia Vë vulën hala e Allahut të Lartmadhëruar: [Kuran a=”5-El-Maide:23″]
I Dërguari i Allahut a.s. shkonte tek njerëzit, i ftonte ata në besim kur ata qëndronin pranë idhujve të tyre, nëpër tregje dhe në vendet ku ata tuboheshin zakonisht ka dyshim se aty kishte shirk dhe dekadencë morale, por kjo nuk e pengoi atë të shkonte në mes tyre, për të përmbushur detyrën dhe qëllimin e tij për ndryshim dhe për t’i thirrur në besim.
Unë nuk po them se kjo çështje mbetet e hapur për të gjithë në mënyrë absolute, ku gjithsecili të merret me këtë problem, por është detyrë e thirrësve të zgjedhë njeriun e përshtatshëm, që do të ndikojë me punën e tij, tek njerëzit dhe të mos ndikohet prej tyre.
Kjo kërkohet mbasi të ketë krijuar bindjen e plotë se dobia është më e madhe nëse depërton nëpër këto vende. Kjo do të thotë se thirrja duhet bërë e studiuar në terren, për të shmangur ndikimet dhe pasojat negative të një procesi të tillë.
d- Fillimi me më të rëndësishmen, pastaj me atë që vjen pas saj për nga rëndësia.
Është e domosdoshme që thirrësi të njohë bazat dhe rregullat, të cilat mungojnë në mjedisin atyre të cilët ftohen në besim. Pra, ai e fillon me to, duke krijuar mjedisin e përshtatshëm përmes vendosjes së rregullave sipas rëndësisë. “Ihirrësi nuk kërkon, për shembull prej njerëzve, që gratë të mbulojnë fytyrën, para se atyre t´u argumentojë domosdoshmërinë e përkushtimit ndaj Librit të Allahut dhe Sunetit (traditës) së të Dërguarit të Tij, me bindje dhe vepër! Apo t´i thërrasë ata për të falur namaze vullnetare, kur ata ende nuk kryejnë në rregull namazet e detyruara!
Kështu pra, thirrësi e fillon thirrjen e tij me përmbushjen e elementeve parësorë, sikurse ka bërë i Dërguari a.s., i cili në Mekë e përqendroi thirrjen në njësimin e Zotit, ndërsa në Medinë ai vazhdoi thirrjen me pjesën e mbetur të parimeve të fesë. Kjo është argumentuar edhe më parë në kapitullin rreth metodës së të Dërguarit a.s. në thirrjen për në besim, duke filluar nga bazat e fesë.
e- Dialogimi i qetë, i mbështetur në Librin e Shenjtë dhe mendjen e ndritur, pa entuziazëm të tepruar, pa mangësi, pa neglizhenca apo shtrëngime.
Kurani Famëlartë ka ftuar në këtë gjë duke thënë: [Kuran a=”16-En-Nahl:125″] I Lartmadhëruari gjithashtu ka thënë: [Kuran a=”29-El-Ankebut:46″] Kjo ndodh kështu sepse shumica e njerëzimit sot ligjet e tyre të jetës i nxjerrin nga mendjet e tyre.
Kurani Famëlartë nuk i kundërvihet arsyetimit të shëndoshë, natyrisht nuk ka asnjë pengesë për të komunikuar me njerëzit nëpërmjet arsyes së tyre. Realiteti bashkëkohor sot, është i mbushur plot me shembuj në pranimin e Islamit nga shumë mendimtarë perëndimorë dhe lindorë dhe kjo për faktin se në dyert e mendjes së tyre më parë kanë trokitur thirrësit muslimanë, gjë që ndryshoi rrjedhën e jetës së tyre me të pranuar Islamin. Kjo është edhe një premtim i Allahu i Lartmadhëruar dhe do të vazhdojë të jetë e tillë, çka e tregon edhe hala e Allahut të Lartmadhëruar: [Kuran a=”41-Fussilet:53″]
Ata, për të cilët flet ky ajet, janë jobesimtarët, të cilët mohojnë se kjo fe është e vërtetë. Allahu i udhëzon ata në rrugë të drejtë duke iu dërguar mesazhin me anë të thirrësve të Tij, prej njerëzve të Tij besimtarë.
f- Përdorimi i sjelljeve të mira në predikim
Qëllimi këtu është që thirrësit islamë duhet të jenë të përkushtuar më shumë se të tjerët në këtë pikë, si dhe të pajisen me sjelljet më të mira, sepse ata janë bazë në pranimin e thirrjes nga ana e njerëzve. Kjo do të thotë të qenit i afrueshëm me njerëzit, i butë me ta, dashamirës, përgëzues, lehtësues etj, të cilat i ceka më parë. Thirrja ka shumë nevojë që këto cilësi të jenë tek thirrësi. Këtë e vërteton ajeti kuranor: [Kuran a=”3-Ali-Imran:159″] Për jobesimtarët e sotëm në krahasim me ata të djeshmit, panorama e dallimit në mes thirrjes së sinqertë të të Dërguarit a.s. dhe thirrësve të sotëm, është mjaft e madhe. Ndërkohë kur Profeti, ishte i mirënjohur si njeri me sinqeritet dhe moral të lartë, ku përveç tyre veprën e tij e shoqëronin edhe mrekulli nga Zoti i Madhëruar, megjithatë ai sillej butë dhe me dashamirësi me bashkëkombësit e tij, ndërsa sot ndodh e kundërta me një pjesë të thirrësve muslimanë.
Thirrësit sot kanë nevojë për këto cilësi më shumë se në çdo kohë tjetër nga e kaluara, sepse në shumicën e rasteve, njerëzit largohen nga thirrësit për shkak të ashpërsisë dhe sjelljeve të tyre të vrazhda. Duhet domosdoshmërisht që predikuesit e besimit, të përfaqësojnë në sytë e njerëzve, një shkollë të vërtetë morali e sjelljesh të epërme, që gjallon në mesin e shoqërisë.