Amaneti i punës

Çdonjëri është përgjegjës për diçka që konsiderohet amanet në përgjegjësinë e tij. Qoftë udhëheqës, prind, fëmijë, qoftë burrë apo grua. Profeti (a.s.) ka thënë: ”Të gjithë ju jenë përgjegjës dhe të gjithë mbani përgjegjësi për ata që keni nën përgjegjësinë tuaj. Imami është përgjegjës dhe mban përgjegjësi për ata që ka nën përgjegjësinë tij, burri është përgjegjës për familjen e tij dhe mban përgjegjësi për ata që ka nën përgjegjësinë e tij, gruaja është përgjegjëse në shtëpinë e bashkëshortit të saj dhe mban përgjegjësipër ata që ka nën përgjegjësinë e saj, edhe shërbëtori është përgjegjës për pasurinë e zotërisë së tij dhe mban përgjegjësi për atë që ka nën përgjegjësinë e tij

Prej amaneteve më të mëdha detyrat, punët postet dhe detyrimet që lindin nga këto. Ata që e kryejnë atë që kanë për detyrë ndaj Allahut të Madhërishëm dhe realizon atë që është në dobi të muslimanëve, gjë e cila i kërkohet të bëjë nga puna e tij, atëherë ai është treguar i sinqertë dhe ka fituar mirësi për në botën tjetër. Ai që nuk i kryen detyrimet e tij ndaj punës dhe postit që i është lënë dhe nuk u ka sjellë të mira njerëzve, ka marrë ryshfet, ka mashtruar për të përfituar nga pasuria e muslimanëve, ai ka mashtruar veten e tij, e ka tradhtuar atë dhe ka fituar diçka që do ta shkatërroi.

Profeti (a.s.) ka thënë: “Kur Allahu t’i mbledhë të parët dhe të fundit Ditën e Kiametit, për çdo tradhtar do të ngrihet një flamur dhe do të thuhet kjo është tradhtia e filanit birit të filanit.”

Humbja e amanetit është prej shenjave të Kiametit dhe kjo nëpërmjet vendosjet në poste drejtuese të njerëzve që nuk e meritojnë. Ebu Hurejra (r.a.) transmeton se ndërsa Profeti (a.s.) po kuvendonte vjen një beduin dhe i thotë: “Kur është Kiameti?!” Profeti vazhdoi të fliste duke mos ju përgjigjur. Disa thanë: ”Profeti (a.s.) e dëgjoi, por nuk i pëlqeu pyetja”. Të tjerë thanë se ai nuk e kishte dëgjuar. Kur Profeti (a.s.) mbaroi bisedën e tij tha: ”Ku është ai që pyeti për Kiametin? Tha: ”Ja ku jam, o i Dërguari i Allahut.” Profeti (a.s.) tha: “Kur të humbasë amaneti prite Kiametin.” I tha: ”Po si humbet amaneti?” I tha: ”Kur në vendet drejtuese të vendosen njerëzit e paaftë prite Kiametin.”

Amaneti është i rëndë për njeriun, prandaj ai nuk duhet të kërkojë të mbajë ndonjë përgjegjësi dhe post, përveç nëse prezenca e dikujt na këto vende është e rëndësishme.

Ebu Dherri (r.a.) ka thënë: “I thashë Profetit (alejhi selam): ”A nuk më emëron diku?” Ai më rrahu supet dhe më tha: ”O Ebu Dherr, ti je i dobët dhe ai është amanet dhe Ditën e Kiametit ai është poshtërim dhe pendim, përveç atij që e merr me të drejtë dhe përmbushdetyrimet që dalin””.

Amanet në punën si nëpunës, qoftë civil apo ushtarak, burrë apo grua t’i përmbahet parimeve të fesë, pastaj të ndjekë rregullat dhe orientimet përkatëse të institucionit ku ai punon. Nëpunësi që në natyrën e punës së tij ka të ruaj a të ndaj rrogat për punonjësit e tjerë duhettë jetë besnik në ruajtjen e parave që ka në ngarkim, sikurse duhet që ai t’ua ndajë punëtorëve në kohën e përcaktuar. Nëpunësi, i cili ruan dokumentacione, siç janë magazinierët dhe depozituesit, ai duhet të kujdeset për mbajtjen të pacenuar të dokumentacioneve që posedon dhe merret me verifikimin e tyre herë pas here që të sigurohet për ekzistencën e tyre, për gjendjen e tyre dhe për nevojën që ato kanë, për t’u riparuar apo për të ndërruar.

Nëpunësi, i cili është përgjegjës tenderimet, për blerjen e mjeteve që ka nevojë institucioni ku ai punon duhet të bëjë kujdes që të marrë mallin më të mirë dhe me çmim konkurrues në treg. Nëpunësi, i cili është përgjegjës për regjistrimin e lindjeve,për dhënien e kartave të identitetit ose të certifikatave, duhet që të ruaj sekretet familjare të njerëzve që kanë lidhje më këto fusha. Nëpunësi, i cili është përgjegjës llogarinë duhet që sekretet që kanë të bëjnë me pasuritë e njerëzve dhe me balancën e pasurisë së tyre. Nëpunësi, i cili është përgjegjës për sigurinë e njerëzve duhet që të përmbushë detyrimet që dalin nga puna e tij në këtë fushë dhe të mos shfrytëzojë mundësinë që i krijon kjo punë për të realizuar disa qëllime personale, të mos dëmtojë njerëzit në pasurinë dhe dinjitetin e tyre, e kështu me radhë.

E gjitha kjo sepse prej formave më të rënda të tradhtisë së amanetit është që nëpunësi të shfrytëzojë detyrën e tij për zhvatjen e i njerëzve dhe nëpërkëmbjen e të drejtave dhe të nderit të tyre, apo shfrytëzimin e pasurisë së tyre me qëllim të pasurimit të shpejtë.

Kjo kategori nuk duhet të gjendet në aparatet, institucionet dhe organizata tona dhe nëse ka një prezencë të tyre në këto vende, atëherë ndaj tyre duhet të merren masat më të rënda. Edhe mësuesi përgjegjës për edukimin e brezit të ri duhet ta ndiejë rëndësinë kohën e nxënësve e punës dhe së tij të jetë dhe shembull të kujdeset i mirë për për ta. Ndërsa neglizhenca në këtë drejtim konsiderohet neglizhencë në përmbushjen e amanetit. Respektimi i orarit të punës, i përcaktuar nga institucioni përkatës, kryerja e punës me saktësi dhe sinqeritet, zbatimi i udhëzimeve të drejtorisë konsiderohen prej detyrave më bazike në punë. Nëse nëpunësi do t’i përmbushë këto detyrime dhe udhëzime të përcaktuara në këto institucione, atëherë ai e ka përmbushur amanetin. Sikurse detyra e përmbushjes së amanetit kërkon nga nëpunësi zbatimin e parimit të barazisë në marrëdhënie me qytetarët duhet që asnjëri prej tyre të mos veçohet shkak se me ai mund ndonjë të trajtim jetë një të i afërm veçantë, apo për një shok.

Në përmbledhje të asaj që u përmend themi se ndjesia e detyrës së përmbushjes së amanetit në fushat e punëve tona na çon drejt kryerjes mirë të punëve, larg egoizmit dhe afër shërbimit të interesit publik.