Madhështia e Mëshirës Së Allahut

Mirë se të vijnë robërit e Allahut që i kanë ngarkuar shpirtrat me gjynahe në oborrin e Atij është përfshin çdo gjë me mëshirën dhe diturinë e Vet!

Allahu xh.sh. ka vënë këto fjalë në gojën e njerëzve që luten:[Kuran a=”40-Gafir:7″]
1- Një shfaqje e mëshirës së Allahut xh.sh. është se i ka lajmëruar robërit e Vet që Ai i fal gjynahet. Allahu xh.sh. ka thënë: Thuaj:[Kuran a=”39-Zumer:53″]Gjithashtu, Ai e ka urdhëruar të Dërguarin e Tij a.s. që të njoftojë për këtë: [Kuran a=”15-El-Hixhr:49″]
2 – Një shfaqje e mëshirës së Allahut xh.sh. është se Ai e pranon pendimin, siç ka thënë Vetë:[Kuran a=”9-Et-Teube:104″][Kuran a=”40-Gafir:3″][Kuran a=”4-En-Nisa:26″][Kuran a=”4-En-Nisa:27″]
3 – Një shfaqje e mëshirës së Allahut xh.sh. është se Ai e do njeriun që kërkon falje dhe pendohet. Ai ka thënë:[Kuran a=”2-El-Bekare:222″]
4 – Nga mëshira e Allahut xh.sh. është se Ai kënaqet me pendimin e robit të Tij, kur ai e pranon se Zoti është falës i madh dhe mëshirues që ia fal gjynahet dhe ia tejkalon të këqijat. I Dërguari iAllahut a.s. ka thënë: “Allahu është më i gëzuar për pendimin e robit të Vet kur ky i kërkon falje, sesa ç’mund të jetë ndonjëri prej jush kur, i gjendur në mes të shkretëtirës, i shtrirë poshtë një hijes së një peme, i pashpresë për të gjetur devenë e tij, e cila i kishte humbur së bashku me ushqimet dhe pijen, papritur e shikon devenë në këmbë pranë tij, e kap për kapistre dhe, në kulmine gëzimit, thotë: “O Allah ti je robi im dhe unë jam Zoti yti”, duke gabuar nga gëzimi i madh”.

5- Nga mëshira e Allahut xh.sh. është se Ai e ka lënë të hapur derën e pendimit natën dhe ditën. I Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: Allahu i Madhëruar e shtrin Dorën e Tij natën për të falur ata që gabojnë gjatë
ditës dhe e shtrin dorën e tij ditën për të falur ata që gabojnë gjatë natës, derisa të lindë dielli nga perëndimi i tij”
.

6 – Nga mëshira e Allahut xh.sh. është se Ai e pranon pendimin edhe atëherë kur gabimet dhe pendimi përsëriten, sepse i Lartësuari është falës i madh, mëshirues dhe i dashur. Allahu xh.sh. ka thënë: [Kuran a=”4-En-Nisa:64″] Dhe: [Kuran a=”4-En-Nisa:110″]. I Dërguari i Allahut (a.s.) ka thënë: “Në qoftë se robi gabon dhe thotë: “O Allah ma fal këtë gabim!”; Allahu xh.sh thotë: “Robi im bëri gabim dhe e di se është një Zot që ia fal gabimet, por edhe ndëshkon për shkak të tyre.”. Pas kësaj robi gabon sërish dhe thotë: “O Zot ma fal gabimin”. Allahu xh.sh thotë: “Robi im bëri gabim dhe e di se është një Zot që ia fal gabimet, por edhe ndëshkon për shkak të tyre.”. Pas kësaj ai gabon sërish dhe thotë: “O Zot ma fal gabimin”. Allahu xh.sh thotë: “Robi im bëri gabim dhe e di se është një Zot që ia fal gabimet, por edhe ndëshkon për shkak të tyre. Puno çfarë të duash t’i kam falur gabimet!”