* Profeti Muhamed alejhi selam i pëlqente emrat e bukur dhe i ndryshonte ata kur ishin të shemtuar dhe të këqinj. Kur Fatimja, vajza e tij, lindi fëmijën e sa të parë, ai i tha: ” Me tregoni djalin tim dhe si ia vendosët emrin atij“. Aliu (r.a) i tha: ” E quajta atë Harben“. Profeti alejhi selam i tha: ” Më mirë është Hasan“. Kur Fatimja lindi fëmijën e saj të dytë , profeti alejhi selam i tha: ” Më tregoni djalin e tim dhe si ia vendosët emrin atij“. Aliu (r.a) i tha: ” E quajta atë Harben “. Profeti alejhi selam i tha: ” Më mirë është Hysejn“.
* Profeti alejhi selam dëshironte ta zgjaste namazin, por kur dëgjonte të qarën e fëmijës , ai e shkurtonte atë, si shenjë mëshire ndaj të voglit dhe keqardhje ndaj nënës së tij.
* Profeti alejhi selam po falte namaz me njerëzit dhe kur ai ishte duke bërë sexhde , erdhi Hysejni dhe hipi mbi shpinën e tij. Profeti alejhi selam e zgjati sexhden , saqë njerëzit menduan se i ndodhi dicka e keqe. Pasi mbaroi namazin , ata e pyetën për këtë gjë . Profeti alejhi selam u tha: “Djali im kishte hipur mbi shpinën time dhe nuk dëshiroja që ta shqetësoja derisa ai të mbaronte lojën“.
* Profeti alejhi selam fuste pak ujë ë gojë dhe me të spërkaste fytyrën e hsejnit , i cili qeshte.
* Profeti alejhi selam bënte shaka me Hasenin dhe Hysejnin, duke i nxjerrë atyre gjuhën , gjë ë i bënte ata për të qeshur.
* Profeti alejhi selam i përshkruante Abdullahin dhe Ubejdilahin , dy djemtë e xhaxhait të tij, Abasit (r.a) dhe iu thoshte: ” Kush do të vijë i pari tek unë, do ti japë këtë dhe këtë“, dhe ata garonin se kush do të shkonte i pari tek ai.
* Profeti alejhi selam rendte dhe hapte krahët e tij për të kapur HAsanin, i cili lëvizte sa andej këndej duke qeshur.
* Xhabiri (r.a) tregon se: ” E kam parë Profetin alejhi selam , duke ecuar këmbadoras dhe mbi shpinën e tij mbante Hasanin dhe Hysejnin (Allahu qoftë i kënaqur me ata)“.