Përkufizimi gjuhësor i fjalës Islam:
Fjala Islam gjuhësisht domethënë nënshtrim, dorëzim dhe përulje.
Përkufizimi fetar i fjalës Islam:
Islam në terminologjinë fetare domethënë: “Dorëzim ndaj Allahut me Teuhid, nënshtrim në bindje ndaj Tij dhe largim nga shirku dhe ithtarët e tij”.
Islami në kuptimin e përgjithshëm dhe në kuptimin e veçantë:
- Islami në kuptimin e përgjithshëm domethënë: “Adhurimi ndaj Allahut nëpërmjet asaj që Ai e ka ligjësuar që nga dërgimi i pejgamberëve deri në Kijamet”.
- Islami në kuptimin e veçantë është ajo me të cilën ka ardhur Muhamedi alejhi selam.
Shtyllat e Islamit
Shtyllat e Islamit janë pesë:
- Dëshmia se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut.
- Falja e namazit.
- Dhënia e zekatit (lëmoshës së detyrueshme).
- Agjërimi i ramazanit.
- Kryerja e haxhit, për atë që ka mundësi.
Shtyllat e Islamit janë dy llojesh:
- Shtylla pa të cilat nuk mund të qëndrojë Islami, ndryshe quhen “shtylla thelbësore”, të cilat janë:
- Dëshmia se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut.
- Falja e namazit.
- Shtylla pa të cilat nuk mund të plotësohet Islami, ndryshe quhen “shtylla
plotësuese”, të cilat janë:
- Dhënia e zekatit (lëmoshës së detyrueshme).
- Agjërimi i ramazanit.
- Kryerja e haxhit, për atë që ka mundësi.
Argumenti për shtyllat e Islamit:
Thënia e të Dërguarit të Allahut alejhi selam: “Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla: Dëshmia se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij, pastaj falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i ramazanit dhe kryerja e haxhit.” [Muslimi].