Imani dhe shtyllat e tij

Përkufizimi gjuhësor i fjalës “Iman”:

Fjala Iman gjuhësisht domethënë vërtetim dhe pranim.

Përkufizimi imanit sipas pasuesve të sunetit dhe xhematit është:

  1. besim me zemër,
  2. shqiptim me gjuhë,
  3. veprim me gjymtyrë,
  4. shtohet me bindje ndaj Zotit, dhe
  5. pakësohet me mëkatim ndaj Tij.

Shtyllat e Imanit

Shtyllat e imanit janë gjashtë:

  1. Besimi në Allahun.
  2. Besimi në melekë.
  3. Besimi në Librat e Allahut.
  4. Besimi në të dërguarit e Allahut.
  5. Besimi në Ditën e Gjykimit.
  6. Besimi në kader (caktimin e Allahut).
  1. Besimi në Allahun përfshin katër çështje:
  1. Besimi në ekzistimin e Allahut.
  2. Besimi se Ai është Zoti dhe Sunduesi.
  3. Besimi se vetëm Ai meriton adhurimin.
  4. Besimi në emrat dhe cilësitë e Tij.
  1. Besimi në melekë përfshin katër çështje:
  1. Besimi në ekzistimin e melekëve.
  2. Besimi në melekët që i njohim me emra, sikurse Xhibrili, dhe besimi në mënyrë të përgjithshme në melekët që nuk ua dimë emrat.
  3. Besimi në cilësitë e tyre që i dimë.
  4. Besimi në veprat e tyre që i dimë, të cilat i bëjnë me urdhrin e Allahut.
  1. Besimi në Librat e zbritur përfshin katër çështje:
  1. Besimi se ata janë vërtet të zbritur nga Allahu.
  2. Besimi në emrat e librave që i njohim me emra, siç janë Kurani, Teurati dhe Inxhili.
  3. Besimi i tregimeve që thuhen në këta libra, sikurse tregimet e Kuranit dhe tregimet e pashtrembëruara të Librave të mëparshëm, të cilat janë përcjellë në sheriatin tonë.
  4. Besimi në normat e pashfuqizuara të këtyre Librave dhe po ashtu pajtimi me to dhe dorëzimi ndaj tyre, pa marrë parasysh a e dimë urtësinë a jo dhe besimi se Kurani ka shfuqizuar të gjithë Librat e mëparshëm.
  1. Besimi në të dërguarit e Allahut përfshin katër çështje:
  1. Besimi se ata janë vërtet të dërguar nga Allahu dhe se kushdo që e mohon ndonjë të dërguar është sikur t’i mohonte të gjithë të dërguarit.
  2. Besimi me emra në ata të dërguar që përmenden me emra, siç janë: Muhamedi, Ibrahimi, Musai, Isai, Nuhu e kështu me radhë (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi ta).
  3. Besimi në lajmërimet e tyre autentike.
  4. Zbatimi i kushtetutës së pejgamberit të dërguar te ne, që është Muhamedi, vula e pejgamberëve, i cili është i dërguar te të gjithë njerëzit.
  1. Besimi në Ditën e Gjykimit përfshin tri çështje:
  1. Besimi në ringjallje.
  2. Besimi në llogaridhënie dhe shpërblim.
  3. Besimi në Xhenet dhe Xhehenem.

Besimi në Ditën e Gjykimit përfshin gjithashtu besimin në çdo gjë që do të ndodhë pas vdekjes, ku bëjnë pjesë edhe sprova e varrit dhe ndëshkimi e shpërblimi në varr.

  1. Besimi në kader përfshin katër çështje:
  1. Besimi se Allahu e ka ditur çdo gjë në mënyrë të hollësishme.
  2. Besimi se Allahu e ka shkruar këtë në “Pllakën e Ruajtur” që në arabisht quhet “ElLeuh el-Mahfudh”
  3. Besimi se asgjë nuk ekziston pa vullnetin e Allahut të Madhërishëm.
  4. Besimi se çdo gjë që ekziston është krijuar nga Allahu, duke përfshirë qeniet, cilësitë dhe lëvizjet e tyre.

Argumenti për gjashtë shtyllat e imanit:

  1. Thënia e Allahut:

[Kuran a=”2-El-Bekare:177″]

  1. Gjithashtu edhe thënia e Allahut:

[Kuran a=”54-El-Kamer:49″]

  1. Argument nga suneti e kemi hadithin e Xhibrilit, kur e pyeti Xhibrili  Pejgamberin alejhi selam, duke thënë: “Më trego për imanin.” Ai tha: “Imani është të besosh Allahun, melekët e Tij, librat e Tij, të dërguarit e Tij, Ditën e Gjykimit dhe të besosh se Allahu ka caktuar çdo gjë, qoftë e mirë a e keqe.” (Muslimi)