Kufri (Mohimi, Mosbesimi)

Përkufizimi i fjalës kufër:
Fjala kufër gjuhësisht domethënë mbulim.
Kurse në terminologjinë fetare kufër domethënë: e kundërta e Islamit.

Llojet e kufrit:
Kufri është dy llojesh:

  1. Kufër i madh
  2. Kufër i vogël

Kufri i madh:

  1. Përkufizimi:

Mosbesimi në Allahun dhe në të dërguarit e Tij, pa marrë parasysh a është i shoqëruar ky mosbesim me përgënjeshtrim a jo.

  1. Vendimi për të:

Ky lloj i kufrit e nxjerr njeriun nga feja.

  1. Llojet e tij:

Kufri i madh është pesë llojesh:

  1. Kufri i përgënjeshtrimit

Argument për këtë është thënia e Allahut:[Kuran a=”29-El-Ankebut:68″]

  1. Kufri i kundërshtimit dhe mendjemadhësisë edhe përkundër besimit

: për këtë është thënia e Allahut:[Kuran a=”2-El-Bekare:34″]

  1. Kufri i dyshimit

Argument për këtë është thënia e Allahut:[Kuran a=”18-El-Kehf:35″][Kuran a=”18-El-Kehf:36″][Kuran a=”18-El-Kehf:37″][Kuran a=”18-El-Kehf:38″]

  1. Kufri i kthimit të shpinës

Argument për këtë është thënia e Allahut:[Kuran a=”46-El-Ahkaf:3″]

  1. Kufri i nifakut, dyfytyrësisë

Argument për këtë është thënia e Allahut: [Kuran a=”63-El-Munafikun:3″]
Kufri i vogël:

  1. Përkufizimi:

Kufër i vogël është çdo gjynah që në Kuran dhe sunet është quajtur kufër por nuk ka arritur shkallën e kufrit të madh.

  1. Vendimi për të:

Ky lloj i kufrit është haram (i ndaluar) dhe prej mëkateve të mëdha, mirëpo nuk e nxjerr njeriun nga feja.

  1. Shembuj të kufrit të vogël:
  2. Kufri i begative:

Allahu i Madhërishëm thotë:[Kuran a=”16-En-Nahl:112″]

  1. Kur muslimani e lufton muslimanin: I Dërguari i Allahut, Muhamedi alejhi selam thoshte:

“Sharja e muslimanit është fisk (shmangie nga bindja ndaj Allahut), kurse luftimi kundër tij është kufër.” [Muttefekun alejhi].

  1. Përçmimi i tjetrit për shkak të prejardhjes.
  2. Vajtimi për të vdekurin: I Dërguari i Allahut, Muhamedi alejhi selam thoshte: “Dy gjëra që i bëjnë njerëzit janë kufër: përçmimi i tjetrit për shkak të prejardhjes dhe vajtimi për të vdekurin.” [Muslimi].