Islami dhe shtyllat e tij

Përkufizimi gjuhësor i fjalës Islam:

Fjala Islam gjuhësisht domethënë nënshtrim, dorëzim dhe përulje.

Përkufizimi fetar i fjalës Islam:

Islam në terminologjinë fetare domethënë: “Dorëzim ndaj Allahut me Teuhid, nënshtrim në bindje ndaj Tij dhe largim nga shirku dhe ithtarët e tij”.

Islami në kuptimin e përgjithshëm dhe në kuptimin e veçantë:

  1. Islami në kuptimin e përgjithshëm domethënë: “Adhurimi ndaj Allahut nëpërmjet asaj që Ai e ka ligjësuar që nga dërgimi i pejgamberëve deri në Kijamet”.
  2. Islami në kuptimin e veçantë është ajo me të cilën ka ardhur Muhamedi alejhi selam.

Shtyllat e Islamit

Shtyllat e Islamit janë pesë:

  1. Dëshmia se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut.
  2. Falja e namazit.
  3. Dhënia e zekatit (lëmoshës së detyrueshme).
  4. Agjërimi i ramazanit.
  5. Kryerja e haxhit, për atë që ka mundësi.

Shtyllat e Islamit janë dy llojesh:

  1. Shtylla pa të cilat nuk mund të qëndrojë Islami, ndryshe quhen “shtylla thelbësore”, të cilat janë:
  2. Dëshmia se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut.
  3. Falja e namazit.
  4. Shtylla pa të cilat nuk mund të plotësohet Islami, ndryshe quhen “shtylla

plotësuese”, të cilat janë:

  1. Dhënia e zekatit (lëmoshës së detyrueshme).
  2. Agjërimi i ramazanit.
  3. Kryerja e haxhit, për atë që ka mundësi.

Argumenti për shtyllat e Islamit:

Thënia e të Dërguarit të Allahut alejhi selam: “Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla: Dëshmia se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij, pastaj falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i ramazanit dhe kryerja e haxhit.” [Muslimi].