Nga Ebu Musa Eshariu – Allahu qoftë i kënaqur me të – vjen se ka thënë: Ka thënë i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të -: “Nëse teshtin ndokush nga ju dhe falënderon Allahun thojini thënien (jerhamuke Allah-Allahu të mëshiroftë), e nëse nuk e falënderon Allahun mos ia thoni thënien”. Transmeton Muslimi në “Ez Zuhd uer Rakaik” (2992)
Nga Ebu Hurejra – Allahu qoftë i kënaqur me të – vjen se ka thënë: Ka thënë i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të -: “Nëse teshtin ndokush nga ju le të thotë ‘el hamdu Lilah-falederuar qoftë Allahu’ e vëllai apo shoku i tij le t’i thotë Allahu të mëshiroftë. Pasiqë t’i thotë atij Allahu të mëshiroftë le t’i thotë (t’ia kthejë) Allahu të udhëzoftë dhe e përmirësoftë gjendjen tënde”, Transmeton Bukhariu në “El Edeb” (6224), Ebu Daudi po në të (5033) dhe Nesaiu në “El Jeum uel Lejle” (232), duke arritur në këtë mënyrë edhe teshtitësi edhe përshëndetësi i tij begatinë e duasë.
Prej udhëzimit të tij – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – ka qenë që kur teshtinte e mbulonte fytyrën e tij me dorë ose rrobë dhe e ulte zërin e saj.