Gradët e dhikrit

Dhikri më i mirë është Kurani Famëlartë.  Gjëja më e mirë me të cilën përmendet Allahu i madhëruar është Kurani, i cili e ngre muslimanin në dynja dhe ahiret si dhe ndërmjetëson për të Ditën e Kijametit.

Pas Kuranit janë fjalët: Subhanallahi, ve elhamdulilah, ve la ilahe il-la Allahu ve Allahu ekber.

Vlera e La ilahe il-lallah:

Fjala më e mirë prej këtyre të katërtave është fjala e njëshmërisë. Ajo ka mirësi të shumta:

* Mirësi të madhe.
* Shkruhet në një kartë të vogël dhe peshon më shumë se 99 regjistra me gjynahe Ditën e Kijametit;
* E shpëton thënësin nga zjarri;
* Pjesa më e lartë e besimit;
* Përmendja më e mirë;
* Thënësi i saj është më i gëzuari me ndërmjetësimin e profetit (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të).