Si e shikon feja Islame Dëshpërimin?

Para se të tregojmë se ç’thotë feja islame për dëshpërimin, vlen të përmendim dy çështje, që kanë lidhje të ngushta me dëshpërimin dhe pozitën e tij.

Çështja e parë: Është e njohur për besimtarët se vendi i besimit është zemra dhe se besimi është shprehje me gjuhë, me zemër dhe me gjymtyrë. Ajo që është në zemër, patjetër që duhet të dalë në pah në gjymtyrë. Nëse nuk vepron ashtu si e kërkon besimi, kjo tregon se besimi nuk ekziston ose është i dobët. Për këtë, veprat e dukshme janë rrjedhojë e besimit të zemrës, të cilat janë vërtetim i asaj që është në zemër, dëshmi dhe argument për të.

Allahu (xh.sh) thotë:[Kuran a=”49-El-Huxhurat:14″] Allahu (xh.sh) ua mohon besimin këtyre arabëve dhe sqaron se ata nuk janë besimtarë, derisa besimi të hyjë në zemrën e tyre dhe se pohimi me zemër dhe shfaqja e riteve fetare me gjymtyrë nuk konsiderohen besim pa e pranuar atë sinqerisht me zemër.

Buhariu dhe Muslimi përmendin në koleksionet e tyre, nga Nu’man bin Beshir: “Kam dëgjuar Profetin (a.s) të thotë: “Në trup ndodhet një copë mishi, nëse ndreqet, ndreqet i tërë trupi e nëse prishet, prishet i tërë trupi. Ajo është zemra. Nëse zemra është e rregullt, duke përfshirë këtu besimin që ajo bart, dijen dhe detyrat e saj, patjetër që edhe trupi do të jetë i tillë me fjalë dhe vepra sipas besimit. Ky hadith tregon edhe madhështinë e zemrës, ku tërë veprat janë të lidhura me të.

Allahu (xh.sh), me diturinë dhe urtësinë e Tij, i ka zgjedhur zemrës detyra, që të jenë shkak për mbarëvajtjen e të zotit nga ana e jashtme dhe e brendshme, në këtë botë dhe në tjetrën. Ai i zgjodhi asaj detyra, që janë baza të besimit dhe themele të fesë dhe e urdhëroi t’i kryejë ato duke adhuruar vetëm Allahun, si, p.sh: dashurinë për Të, dashurinë për të Dërguarin e Tij (a.s), mbështetjen te Ai, sinqeritetin ndaj Tij, falënderimin, durimin për caktimin e Tij, druajtjen ndaj Tij. Njëkohësisht e ka ndaluar ndaj çdo vepre që e prish, e dobëson apo e sëmur atë, si p.sh: pakujdesia, smira, lakmia, lemeria, hipokrizia, dëshpërimi, etj.

Kjo na dëfton se zemra është krijuar për të qenë e bindur ndaj Allahut (xh.sh), të kryejë detyrat që ka ndaj Allahut (xh. sh). Ai, që bart këtë zemër, nuk ka të drejtë të vendosë dhe të nxjerrë ç’të dojë në të.

Çështja e dytë: Mbi çështjen e parë ngrihet fakti se dëshpërimi është vepër e brendshme, që zë vend në zemër, vepër për të cilën Allahu (xh.sh) nuk e ka urdhëruar, as e ka lëvduar e njëkohësisht nuk ka vënë për të as shpërblim e as ndëshkim.

Dëshpërimi përmendet shpesh në Kuran si diçka e padëshirueshme apo e ndaluar, edhe nëse ka lidhje me fenë. Për ndalimin e tij, si fakt, kemi ajetin kuranor: [Kuran a=”2-El-Bekare:38″]

Allahu (xh.sh) ua mohon frikën dhe dëshpërimin atyre që ndjekin udhëzimin e Tij. Ata nuk kanë pse të frikësohen për atë që i pret përpara në ahiret dhe as të dëshpërohen për atë pjesë të dynjasë që kaloi.

Ky ajet, si dhe ajeti i mëparshëm, përmban një sihariq, nga i cili përfitojnë ata që dëshmojnë njësinë e Zotit të tyre dhe respektojnë gjatë jetës së tyre urdhrat e Tij.[Kuran a=”46-El-Ahkaf:13″][Kuran a=”3-Ali-Imran:139″]

Ky ajet shpreh një urdhër nga ana e Allahut (xh.sh) për të ngushëlluar shokët e Profetit (a.s), se Allahu (xh.sh) ishte i kënaqur me ta për ç’ka u ndodhi, për plagët dhe humbjen që pësuan ditën e Betejës së Uhudit. Urdhri kërkonte prej tyre, që të mos dëshpëroheshin, të mos dobësoheshin për atë që pësuan nga armiku, sepse ata, nëpërmjet besimit në zemër, janë më lart dhe do të triumfojnë mbi armiqtë e tyre.

Në ajetin kuranor:[Kuran a=”16-En-Nahl:127″]Allahu (xh.sh) ndalon të Dërguarin e Tij (a.s) të pikëllohet se jobesimtarët nuk i besuan atij. Dëshpërimi nuk ka qenë cilësi e Profetit (a.s), nuk ka urdhëruar për të, madje ai ka ndaluar shokun e tij, Ebu Bekrin (r.a) të bëjë një gjë të tillë. Ja si përmendet në Kuran: “Ai i thoshte shokut të vet (Ebu Bekrit):[Kuran a=”9-Et-Teube:40″] pra, lëre dëshpërimin, sepse Allahu është me ne, kemi ndihmën dhe mbështetjen e Tij. Ai person, që ka mbështetjen e Allahut (xh.sh), nuk do të humbasë. Kush nuk humbet, nuk duhet të dëshpërohet. Dëshpërimi i Ebu Bekrit për Profetin (a.s) ishte dëshpërim përdëllimi ndaj tij, që të mos e prekte e keqja e jo dëshpërim frike apo lemerie.

Ibn Kajimi komenton ajetin e mësipërm duke thënë: “Ky ajet dëfton se kush është shoqëruesi i Profetit (a.s) dhe i asaj që ai ka sjellë me zemrën dhe veprën e tij, edhe pse jo fizikisht, Allahu (xh.sh) do të jetë me të.”

Që Profeti (a.s) ka ndaluar një gjendje dëshpërimi, e vërteton edhe fakti se ai ka kërkuar shumë mbrojtje prej dëshpërimit dhe shpesh thoshte: “O Allah, unë kërkoj mbrojtjen Tënde nga shqetësimi dhe dëshpërimi! ”

Motivi i ndalimit prej gjendjes së dëshpërimit:

  1. Allahu (xh.sh), Mëshiruesi, ua ka ndaluar robërve të vet të bien në dëshpërim. Kjo mjafton si motiv i parë. Ky hedh poshtë hadithin e Hind bin Ebi Hala, që tregon për cilësitë etike të Profetit (a.s) se “Profeti (a.s) ishte përherë i dëshpëruar”, duke theksuar se nuk është vërtetuar dhe në zinxhirin e transmetimeve të tij ka të panjohur. Si mund të ishte Profeti (a.s) përherë i dëshpëruar, kur Allahu (xh.sh) e kishte mbrojtur nga dëshpërimi për këtë botë? Allahu (xh.sh) e ndaloi atë të dëshpërohej për shkak të jobesimtarëve dhe i fali atij gabimet e shkuaradhe ato që do të vinin. Nga do t’i vinte atij dëshpërimi? Përkundrazi, ai ka qenë përherë i gëzuar, buzagaz.Rrëfehet për Ebu Bekrin (r.a) se ai i ka thënë Profetit (a.s): “Nëse vritem unë, jam një i vetëm e nëse do të vriteshe ti, do të mbaronte një popull.”
  2. Kjo gjendje, në vetvete, nuk sjell dobi e as nuk e largon të keqen, kështu që nuk është e dobishme. As Allahu (xh.sh) e as i Dërguari i Tij nuk urdhërojnë të ndiqet ajo që s’ka dobi, përkundrazi e ndalojnë;
  3. Zemra nuk ka asnjë përfitim prej dëshpërimit, përkundrazi e dobëson atë dhe i mposht vendosmërinë dhe vullnetin. Ai është një prej sëmundjeve që e ndalon zemrën të ngrihet e të afrohet me Zotin e saj
  4. Dëshpërimi është prej rrjetave të shejtanit dhe intrigave të tij ndaj besimtarit, madje gjëja më e dashur për të është dëshpërimi i besimtarëve, duke hedhur në zemrat e tyre dhembje dhe hidhërim. Allahu (xh.sh) thotë:

[Kuran a=”58-El-Muxhadele:10″]
Depërtimi i armiqve në radhët e besimtarëve me mashtrime e trille, duke kërkuar të keqen, ështëvepër e djallit, i cili dëshiron t’i shpjerë besimtarët në dëshpërim. Por as djalli dhe as intrigat, që ai zbukuron, nuk i bën dëm besimtarëve vetëm se me lejen e dëshirën e Allahut (xh.sh). Ata e mbështesin çdo gjë tek Ai, i kërkojnë mbrojtje Atij nga e keqja dhe intrigat e djallit.