Shpërblimi i tradhtisë

Çdonjëri që nuk bën atë që është amanet, atë që i kërkohet është tradhtar dhe Allahu i Madhërishëm nuk i do tradhtarët. Allahu i Madhërishëm thotë: [Kuran a=”4-En-Nisa:107″]

Allahu i Madhërishëm na ka urdhëruar të mos tradhtojmë. Ai thotë: [Kuran a=”8-El-Enfal:27″] Edhe i dërguari i Allahut na ka urdhëruar që ta përmbushim amanetin me të gjithë njerëzit dhe të mos tradhtojmë ata që na tradhtojnë, ai thotë: “Përmbushe amanetin e atij që të ka lënë amanet dhe mos tradhto atë që të tradhton!

Profeti ka bërë me dije se tradhtari do të dënohet për shkak të tradhtisë së tij në Zjarr, se tradhtia do t’i kthehet në poshtërim dhe pendim Ditën e Kiametit dhe se atë ditë tradhtari i amanetit do të vijë i poshtëruar, i turpëruar dhe i trishtuar. Profeti (a.s.) ka thënë: ”Çdo tradhtar do të ketë nga një flamur me të cilin do të njihet Ditën e Kiametit”. Sa turp i madh mes gjithë krijesave! Kjo e bën muslimanin të bëjë gjithmonë kujdes për amanetin. Ai nuk tradhton askënd, nuk shet askënd, nuk mashtron askënd dhe nuk nëpërkëmb të drejtën e askujt.