O Allah! Më udhëzo mua e më bëj shkak për udhëzimin e të tjerëve. O Allah! Pastroje nga smira zemrën time dhe më mundëso që të them të vërtetën me fjalën time.
O Allah! Unë kërkoj mbrojtjen Tënde që të më ruash të mos largohem nga e vërteta e as të mos më largojnë nga e vërteta. Kërkoj mbrojtjen Tënde që të më ruash të mos bie në mëkat dhe as të mos më çojë dikush në mëkat. Kërkoj mbrojtjen Tënde që të mos i bëj padrejtësi ndonjërit dhe as të mos më bëjë padrejtësi ndokush. Kërkoj mbrojtjen Tënde që të mos injoroj askënd dhe askush të mos më injorojë.
1. “Rabbena atina fiddunja haseneten ue fil ahireti haseneten ue kina adhabennar.” (El Bekare: 102) “Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë e në botën tjetër, e na ruaj nga mundimet e zjarrit.”
2. “Rabbena la tuzig kulubena bade idh hadejtena ue heb lena min ledunke rahmeten inneke entel uehhab.”(Ali Imran: 8) “Zoti ynë mos na i trondit zemrat pasi na i orientove në rrugën e drejtë, na jep mëshirë nga mëshira Jote, Ti je i Adhuruari i përhershëm.”
3. “Allahume inni es-elukel xhennete ue ma karrabe ilejha min kaulin ue amel, ue eudhu bike mine nari ue ma karrabe ilejha min kaulin ue amel.”“O Zoti im, kërkoj prej Teje Xhennetin dhe çdo fjalë e vepër që të afron tek ai dhe më ruaj nga Zjarri dhe nga çdo fjalë a punë që më afron tek Zjarri.”