Kush është Çelësi i Xhenetit

Muadh ibn Xhebeli ka treguar se Profeti Muhamed ﷺ ka thënë: “Celësi i Xhenetit është fjala “LA ilahe il-Allah”.
Enesi (r.a) ka thënë se nje beduin e pati pyetur Profetin ﷺ. “Cili është celësi i Xhenetit”? Profeti ﷺ i është përgjigjur: “La ilahe il-Allah”.
Allahu i Lartësuar ka vendosur për cdo kërkesë një celës me të cilin ajo mund ë hapet. Ai ka bërë pastërtinë celësin e faljes së namazit; ka bërë ihramin cëlesin e haxhit; sinqeritetin, celësin e mirësisë; besimin monoteist, celësin e Xhenetit; pyetjen dhe dëgjimin e vëmendshëm celës të dijes; devotshmërinë, celës të shpëtimit e kështu me radhë.
Po ashtu, Allahu i Madhëruar ka bërë që edhe cdo e keqe të ketë celësin e vet, që i cel cdo njeriut dyert e saj të panumërta. Kështu , për shembull, ka bërë politeizmin celës të derës që të shpie në zjarr; ka bërë alkoolin celës për cdo gjynah; ka bërë mëkatet celës të mohimit; ka bërë gënjeshtrën celës të hipokrizisë. Prandaj njeriu duhet të tregohet shumë i kujdesshem dhe të ruhet e të dijë mirë së cfarë celësash rëndojnë në xhepin e tij.