Jo nuk duhet të lëmë punën, ngase Allahu thotë: “E sa i përket atij që jep dhe ruhet dhe vërteton bindshëm për më të mirën, Ne do ta përgatisim atë për më të lehtën.” (Lejl: 5-7)
Muhamedi alejhi selam thotë: “Punoni, ngase çdokujt i lehtësohet rruga për atë që është krijuar.” (Transmeton Buhari dhe Muslimi) “Besimtari i fuqishëm është më i mirë dhe më i dashur tek Allahu nga besimtari i dobët, e në të dy ka dobi. Ki kujdes atë që të bën dobi dhe kërko ndihmë prej Allahu, e mos u bëjë i pamundshëm. Nëse të godet ndonjë e keqe mos thuaj, ‘sikur të veproja kështu e ashtu do të ishte kështu e ashtu’, por thuaj, ‘kaderallahe ue ma shae fe’ale’ (kader i Allahut, Ai ç’do vepron), ngase fjala ‘sikur’ i hapë derën shejtanit.” (Transmeton Muslimi.)