Fjala zotim në arabisht quhet nedhër dhe gjuhësisht domethënë detyrim. Kurse, në terminologjinë fetare zotim domethënë: Kur njeriu, që është i ngarkuar sheriatikisht, ia bën detyrë vetes kryerjen e një vepre të mirë, që është vullnetare, duke madhëruar atë për të cilin zotohet.
Zotimi është ibadet për Allahun:
Dije se zotimi është ibadet, i cili duhet t’i kushtohet vetëm Allahut, prandaj kushdo që ia kushton atë dikujt tjetër pos Allahut bie në shirk të madh. Allahu i Madhërishëm thotë:[Kuran a=”76-El-Insan:7″] Por, nëse zotohet ndokush për dikë tjetër pos Allahut, nuk i lejohet atij njeriu tanpërmbushë atë zotim.
Kur është zotimi shirk?
Zotimi është shirk kur njeriu ia bën vetes detyrë një gjë për hir të dikujt tjetër pos Allahut, në shenjë madhërimi e afrimi.
Shembuj kur zotimi është shirk:
- Kur njeriu zotohet duke thënë: “Nëse e shëron Allahu të sëmurin tim, do të flijoj për arrin e filan-evliasë kaq dele ose kaq pasuri”.
- Kur thotë: “Nëse më lind ndonjë fëmijë, do të ther kurban për filan-evlianë, te varri i tij”.
- Kur thotë: “Zotohem se do t’i flijoj tri bagëti për filan-evlianë ose për filan-xhinin”.
- Po ashtu zotimi që bëhet për idhuj.
- Gjithashtu edhe zotimi që bëhet për Diellin ose Hënën.