Ka thënë i Lartësuari:[Kuran a=”41-Fussilet:33″] pra thirrja tek Allahu është një çështje madhështore dhe rëndësia e saj është gjigande si dhe është një detyrë e lënë në neglizhencë prej shumë muslimanëve të sotshëm. Ajo është një derë e madhe për udhëzimin e njerëzve në fenë e vërtetësisë, është përcjellës i dritës islame në skajet e tokës. Thirrja nuk është e kufizuar vetëm tek jomuslimanët për udhëzimin e tyre, porse ajo përfshin thirrjen e muslimanëve në programin e qëndrueshëm (jetik islam) dhe për disa bën orientimin për asgjësimin e bidateve (shpikjeve në fe), humbëtirave, devijancave dhe shokvurjeve Zotit (shirkut).
Për ne i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – prijësi i thirrjes është modeli i përsosur ashtu që ai e thirri popullin e tij në asgjësimin e shirkut (shokvurje Allahut) dhe i thirri në adhurimin e Allahut Një të Vetëm, pastaj sapo bëri marrëveshjen me Kurejshët në Hudejbie nisi të thërriste atëherë në Islam fiset e skajshme dhe vendet fqinje të gadishullit, kështu që dërgoi mesazhier të përcillnin në adresë të tij thirrjen e vërtetësisë tek mbretërit e shteteve dhe kryetarët e fiseve, dhe udhëzimi i tij ishte gjithmonë butësia dhe elasticiteti në reflektim të urdhërit të Allahut të Lartësuar:[Kuran a=”16-En-Nahl:125″] më tej ua la programin e rrugës së tij shokëve të tij pas tij derisa viset e tokës iu nënshtruan Islamit dhe pishtari i tij ndriçoi njerëzinë për shumë shekuj pasuses në këtë të fjalës së të Lartësuarit:[Kuran a=”12-Jusuf:108″]
Në kohën tonë injoranca është shpalosur në shumë prej viseve islame, lëre më mosnjohja e Islamit por vërehet dhe prishja e imazhit të tij tek jomuslimanët në lindje dhe perëndim. Prandaj çdo personi të aftë musliman i është bërë detyrë që sidoqoftë, me ide apo materiale, të kontribuojë për përhapjen e Islamit dhe të hedhë kovën (kontributin) e tij në lëmin e thirrjes së begatë.