Mirësia e Haxhit

Haxhi ka plot dobi vetjake dhe shoqërore. Me kryesoret janë këto që vijojnë: haxhi mundëson që individit t´i falen mëkatet dhe zemra e tij të pastrohet prej tyre. Profeti i nderuar ﷺ në një hadith të tij thotë: “Kushdo që për hir të Allahut bën haxh dhe u shmanget fjalëve dhe sjelljeve të pahijshme e nuk përlyhet prej mëkatesh, kthehet i pastruar prej mëkateve sikur të ketë lindur prej nënës”. (Buhariu)

Në të tjera hadithe te tij, ai ﷺ thotë: “Shpërblimi i haxhit të pranuar nuk është asgjë tjetër vec xhenetit”, ” Edhe në umre, pastrohen mëkatet e kryera në kohën që ndan njërën umre nga tjetra”.

Pyetjes “Cila nga veprat është më e mira? , Profeti ynë ﷺ i është përgjigjur: ” Besimi tek Allahu dhe tek i Derguari i Tij”. I pyetur: “Po më pas?”, është përgjigjur: “Xhihadi në rrugën e Allahut”. I pyetur sërisht: “Po më pas?”, ka urdhëruar e ka thënë. “Haxhi i pranuar”.

Vlerat e besimtarëve që kryejnë haxhin, në vështrimin e Allahut janë shumë të larta Profeti ynë ﷺ e ka shprehur këtë të vërtete duke pohuar: ” Ata që kryejnë haxhin dhe umren janë mysafirët e Allahut. Nëse i drejtohen Allahut me lutje,ai ua pranon. Në iu drejtofshin me pendesë, ai i fal”.

Në një tjetër hadith, që thotë: ” Kryejini njëra pas tjetrës haxhin dhe umren , sepse haxhi dhe umreja i asgjesojne varferine ( per shkak të tregtisë që mund të bëhët)dhe gjynahet sic pastron kaceku hekurin, arin dhe argjendin prej ndryshkut”, na jepet sihariqi se haxhi, krahas pastrimit prej mëkateve, bëhet shkak që njeriu të shpëtojë edhe prej varfërisë.