Cilat janë kushtet që një vepër e mirë të pranohet nga Allahu?

Që një vepër e mirë të pranohet nga Allahu duhet të plotësohen katër kushte:

a) Personi duhet të adhurojë vetëm Allahun në të gjitha aspektet e adhurimit. Allahu thotë: “S’ka dyshim se për ata që besuan dhe bënë vepra të mira vendpritje për ta do të jenë Xhenetet e Firdeusit.” (Kehf: 107)

I Dërguari i Allahut ﷺ thotë: “Thuaj, ‘Besoj në Allahun, pastaj përqëndrohu (qëndro fort në këtë)’.” (Transmeton Muslimi.)

b) Vepra duhet të kryhet vetëm për hatër të Allahut. Allahu thotë në Kur’an: “Adhuroje Allahun duke qenë i sinqertë në adhurimin e Tij.” (Zumer: I Dërguari i Allahut ka thënë: “Kush thotë ‘la ilahe il Allah’ me sinqeritet do të hyjë në Xhenet.” (Hadithi është i vërtetë. Transmeton Bezari dhe të tjerët.)

c) Vepra e kryer të jetë në përputhje me Sunetin e të Dërguarit të Allahut. Allahu thotë: “Ç’ka ju jep Pejgamberi atë merreni e ç’ka ju ndalon përmbahuni (prej saj).” (Hasher: 7) Muhamedi alejhi selam thotë: “Kush kryen një vepër që nuk është prej fesë sonë, ajo i refuzohet.” (Transmeton Muslimi)

d) Personi nuk duhet të kthehet në kufër (mosbesim) e shirk (politeizëm), sepse kjo shkakton fshirjen e veprave të mira. Allahu thotë: “Nëse i bën shok Allahut veprat tuaja janë të asgjësuara dhe ti do të jesh prej të humburve.” (Zumer: 65)