Cilat janë kushtet për t’u pranuar pendimi?

Kushtet e pranimit të pendimit janë:
a) Pendimi i sinqertë për hirë të Allahut për gjynahun e vepruar.
b) Kërkimi i faljes së Allahut për gjynahun e bërë.
c) Braktisja (lënia, mospërsëritja) e gjynahut.
e) Në qoftë se me gjynahun e kryer i ka hyrë në hak njerëzve të kërkojë prej tyre t’ia falin atë ose t’i kompesojë nëse i ka shkatuar dëm material.
f) Pendimi duhet bërë përderisa personi është gjallë dhe para se të lindë dielli nga perëndimi. I Dërguri i Allahut alejhi selam thotë: “Allahu pranon pendimin (teuben) e robit të Tij përderisa nuk gargarisë (nuk i vjen shpirti në fyt).” (Transmeton Tirmidhiu i cili thotë se hadithi është i mirë.)