Transmetohet nga Enesi r.a.: “Pejgamberi ﷺ kaloi pranë një gruaje e cila qante mbi një varr dhe i tha: “Frikësoju All-llahut dhe bë durim.”
Gruaja i tha: “Largohu prej meje, sepse ty nuk të ka goditur fatkeqësia ime!” Ajo nuk e njihte të Dërguarin. Kur i treguan se ai ishte Pejgamberi ﷺ ajo shpejtoi deri te dera e shtëpisë së Pejgamberit dhe, pasi nuk gjeti roje te dera, e hapi derën dhe tha: (O i Dërguari i All-llahut) “Unë ty nuk të kam njohur.” (Pejgamberi) Tha: “Durimi është në goditjen e parë (sepse atë herë është më i vështiri).”
Në Sahihun e Muslimit qëndron: “Gruaja qante për fëmijën e saj te vogel”.