Po, lejohet të argumentojmë me kader për fatkeqësitë që na ndodhin, ngase ato ndodhin me kadanë dhe kaderin e Allahut. Allahu thotë: “Çfarëdo e keqe që ndodhë, nuk mund të jetë ndryshe, vetëm sipas caktimit të Allahut.” (Tagabun: 11) Muhamedi alejhi selam thotë: “Ki kujdes atë që të bën dobi dhe kërko ndihmë prej Allahut, e mos u bëjë i pamundshëm. Nëse të godet ndonjë e keqe mos thuaj: sikur të veproja kështu e ashtu do të ishte kështu e ashtu, por thuaj: “Kaderallahu ue huue ma shae fe’ale (kader i Allahut e Ai vepron ç’të dojë), ngase fjala ‘sikur’ ia hapë derën shejtanit.” (Transmeton Muslimi.) Përsa i përket argumentimit me kader për mëkatet që bëhen, kjo vepër është specifike për mushrikët. Allahu thotë: “E ata që i shoqëruan Zotit, do të thoshin: “Sikur të donte Allahu nuk do t’i bënim shok, as ne as prindërit tanë, e as nuk do të ndalonim asnjë send.” (En’am: 148)
Ai që argumenton me kader në këtë çështje është injorant, pasues symbyllur ose është jobesimtar, kokëfortë dhe në të njëjtën kohë është kontradiktor në atë që thotë, ngase nëse ndokush e sulmon nuk thotë se kjo ndodhi sipas kaderit të Allahut, por do mundohet të hakmerret. E si mundet pas kësaj të thotë, ‘është paracaktimi i Allahut’?!
Allahu ka dërguar Pejgamberë dhe ka zbritur Libra që t’ua sqarojë njerëzve rrugën e lumturisë dhe fatkeqësisë, gjithashtu i dha mendjen që të dallojë rrugën e drejtë dhe rrugën e shtrembër. Allahu thotë: “Ne e udhëzum atë në rrugë të drejtë, e ai do të jetë mirënjohës ose përbuzës.” (Insan: 13) “Dhe ia mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij. Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi veten e ka dështuar ai që e poshtëroi veten.” (Shems: 8-10) Nëse një person lë namazin ose pi alkohool meriton dënimin e Allahut, ngase kundërshton urdhërin e Allahut dhe Pejgamberit alejhi selam. Në këtë rast ky person duhet të pendohet e jo të argumentohet me kader, sepse kjo nuk i bën dobi.