A lejohet betimi në emër të krijesave?

Jo, nuk lejohet betimi në emër të dikujt tjetër veç Allahut. Allahu thotë: “Thuaj: “Po, pasha Zotin tim, patjetër do të ringjalleni.” (Tegabun: 7) Muhamedi alejhi selam thotë: “Kush betohet në dikë tjetër veç Allahut ka bërë shirk.” (Transmeton Ahmedi. Hadithi është i vërtetë.)
“Kush don të betohet, le të betohet në emër të Allahut ose le të hesht.” (Transmeton Buhari dhe Muslimi.)
Betimi në emër të Pejgamberëve apo eulijave është shirk i madh në rast se ai që betohet beson se nëse betohet rrejshëm në Pejgamberë apo eulijatë këta të fundit do të hakmerren.