Nga Ata’ibn Ebi Rebahu transmetohet të ketë thënë: “Ibni Abbasi më ka thënë: “A do të ta tregoj një nga gratë e Xhenetit? “Gjithsesi” i thashë, e ai më tha: “Kjo grua zezake erdhi te Pejgamberi ﷺ e i tha: “Mua nganjëherë më godet epilepsia dhe unë atë e fsheh (nga njerëzit), andaj lute për mua All-llahun e Madhërishëm.” (Pejgamberi) Tha: “Nëse do, bë durim në sëmundje, do ta fitosh Xhenetin, e nëse do, po i bëj lutje All-llahut të Madhërishëm që të të shërojë.” Ajo tha: “Do të duroj.” Pastaj ajo vazhdoi: “Unë e kam fshehur, andaj lute All-llahun që më mos ta fsheh.” Dhe Pejgamberi i bëri lutje.