* Të mos vonohet nga koha e caktuar, sepse mund të bezdisen njerëzit duke pritur, por as të mos shkojë para kohe e t’i befasojë ata, se ndoshta nuk janë përgatitur e mund të shqetësohen me praninë e tij.
* Kur të hyjë në shoqëri (odë të burrave), të mos mburret, por le të hyjë kokulur. Nëse i zoti i shtëpisë i cakton vend për t’u ulur, le të ulet e të mos e kundërshtojë.
* Le të nxitojë me shtrimin e sofrës për mysafirin, sepse duke nxituar ushqimin i bën nder mysafirit, e Allahu na ka urdhëruar që ta nderojmë mysafirin.
* Të mos shpejtojë me ngritjen e sofrës para se të ngrihen duart e mysafirëve prej ushqimit, si dhe ta plotësojë zbrazëtinë e pjatave me ushqim.
* T’i ofrojë mysafirit aq sa mjafton, pra le ta zgjedhë mesataren, sepse nëse i ofron pak, do ta dobësojë burrërrinë e nëse i ofron tepër, kalon në syjefaqësi, e që të dy këto vese janë të shëmtuara.
* Nëse shkon diku mysafir, të mos qëndrojë më tepër se tri ditë, përveç nëse kërkojnë nga ai me këmbëngulje të qëndrojë më tepër, e kur dëshiron të shkojë, duhet të marrë leje.
* Ta përcjellë mysafirin deri jashtë shtëpisë.
* Mysafiri ta lëshojë shtëpinë e tij i buzëqeshur dhe i kënaqur, edhe nëse ndaj hakut të tij ka pasur mungesa dhe mospërfillje. Ai duhet të veprojë kështu, sepse kjo është prej sjelljeve dhe moralit të mirë me të cilat robi arrin shkallën e agjëruesit dhe atij që falet vullnaterisht natën.