Kush e ka krijuar Allahun?

Nëse shejtani ia cytë ndokujt këtë pyetje, le të kërkojë mbrojtje tek Allahu. Allahu thotë: “E nëse ty të ngacmon (ndonjë ngacmim prej) shejtani, ti kërko mbrojtje nga Allahu, se me të vërtetë Ai është Dëgjuesi, i Dijshmi.” (Fussilet: 36)

I Dërguari i Allahut alejhi selam na ka mësuar që në këtë rast të themi, ‘Amentu bil-lahi ue rusulihi, Allahu ehad, Allahus-samed, lem jelid ue lem juled ue lem jekun lehu kufuuen ehad’ pastaj le të pështyjë (simbolikisht) tri herë në të majtë dhe le të kërkojë mbrojtje tek Allahu nga shejtani.
Transmetohet se i Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: “O Zot, Ti je i Pari, s’ka gjë para Teje.” (Transmeton Muslimi.)