Duaja është adhurim. Allahu thotë: “Zoti juaj ka thënë: “Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem, e ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit ndaj Meje, do të hyjnë të nënçmuar në Xhehenem.” (Gafir: 60) I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Lutja është adhurim.” (Transmeton Tirmidhiu dhe thotë se hadithi është i mirë, i vërtetë.)