Cilat janë pasojat e lënies së namazit?

Muslimani ka për detyrë të kujdeset për të pesë namazet e përditshme. Lënia e tyre është shumë e rëndë. Xhabir bin Abdull-llah, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ka thënë: “ Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, thoshte se: “Dallimi midis njeriut besimtar dhe atij jobesimtar është lënia e namazit. “ Ahmedi dhe Muslimi. Enesi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, tregon se i dërguari i Allahut Muhamedi bekimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të ka thënë: “Namazi është gjëja e parë për të cilën robi jep llogari ditët e Kijametit. Nëse namazi i tij është në rregull, të gjitha punët e tij, në dashtë Allahu, do të dalin në rregull. Dhe në qoftë se namazi i tij nuk është në rregull, atëherë janë pa vlerë të gjitha punët e tjera të tij. “(Shkruar nga Tabarani ne librin “Elausat”

Ndërsa Abdullah bin Omer, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë se Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, e përmendi një ditë namazin duke thënë: “Kush e ka kryer rregullisht namazin, ky bëhet për të dritë si argument dhe shpëtim në ditën e Kijametit. Ndërsa ai që s’është kujdesur për namazet, ai nuk do të ketë as dritë, as argument e as shpëtim. Ditën e Kijametit ai mbetet bashkë me Karunin, Faraonin, Hamanin dhe Ubej ibn Khalefin. “ Ahmedi dhe Ibn Hibbani