Sadakaja vullnetare

Profeti alejhi selam ka qënë bujari me i madh ne dhenien e sadakase. Atë që ia jepte Allahu i Lartesuar, nuk e konsideronte as të madhe dhe as të vogël. Kur dikush i kërkonte lëmoshe, ai do t´ia jepte atë, sado e madhe apo e vogël të ishte ajo që posedonte. Dy gjerat më të dashura të Profetit alejhi selam kanë qënë dhurata dhe sadakaja. Gëzimi i tij kur jepte ka qënë më i madh se sa gëzimi kur merrte ndonjë gjë.

Atë që iu jepte njerëzve e ndante në shumë mënyra: ndonjëhere si sadaka, ndonjehere si ndihmë të pakthyeshme, ndërsa ndonjehere blinte dicka pastaj ia kthente shitësit mallin e blerë, në formën e ndihëms.

Ndonjëhere, kur merrte hua, ai e kthente atë në sasi me te madhe, me të shumtë dhe më të mirë. Kur blinte icka, ai e paguante më shumë se cmimi i mallit , e pranonte dhuratën dhe e shpërblente dhuruesin e saj, dyfish më shumë se dhurata.

Profeti alejhi selam i ftonte njerezit që të tregoheshin zemergjere, të jepnin sadaka dhe të silleshin mirë. Ai urdhëronte dhe nxiste për dhënien e sadakasë, duke i bërë vetë realitet fjalët e tij.