Falli dhe parashikimi i fatit

El-Kehane Ue’l-‘Irafe

Përkufizimi i fjalës kahin dhe i fjalës arraf

Kahin quhet ai që tregon nëpërmjet xhinëve dhe shejtanëve për gjërat që do të ndodhin në të ardhmen.

Arraf quhet ai që pretendon se i di çështjet e së tashmes, siç është njohja e vendit të diçkaje të vjedhur a të humbur, përmes disa metodave të fshehta.

Pretendimi për njohjen e gajbit (të fshehtës):

Kushdo që pretendon se e njeh gajbin (të fshehtën) bën kufër, sepse një gjë e tillë është përgënjeshtrim i Kuranit. Allahu i Madhërishëm thotë:[Kuran a=”27-En-Neml:65″]

Llojet e atyre që flasin për gjëra të fshehta:

  1. Ai që tregon për gjëra të fshehta nëpërmjet xhinëve quhet kahin
  2. Ai që tregon për gjëra të fshehta nëpërmjet bërjes së vijave në tokë quhet rammal
  3. Ai që tregon për gjëra të fshehta nëpërmjet yjeve quhet munexhxhim

(astrolog).

  1. Ai që tregon për gjëra të vjedhura a të humbura nëpërmjet metodave të fshehta quhet arraf

Vendimi për shkuarjen te falltarët dhe magjistarët:

  1. Shkuarja te falltarët dhe magjistarët për t’i pyetur, por pa u besuar atyre:

Kjo gjë ndalohet rreptësisht dhe është prej mëkateve të mëdha, madje namazi i atij që e bën këtë nuk pranohet për dyzet ditë.

Argument për këtë e kemi thënien e të Dërguarit të Allahut (a.s.) “Atij që shkon te falltari dhe e pyet për ndonjë gjë, nuk do t’i pranohet namazi për dyzet ditë.”(Muslimi) Këtu është për qëllim që ai njeri nuk merr shpërblim për namazin që e bën.

  1. Shkuarja tek ata për t’i pyetur dhe duke u besuar atyre:

Kjo gjë është përgënjeshtrim i Kuranit që i ka zbritur Muhamedit alejhi selam.

Argument për këtë e kemi thënien e të Dërguarit të Allahut: “Ai që shkon te falltari dhe i beson në atë që e thotë, veçse e ka përgënjeshtruar atë që i ka zbritur Muhamedit”(Të katërtit dhe Hakimi)