Përmendja e kushteve në mënyrë të përgjithshme:
Fjala “la ilahe il-lallah” nuk i bën dobi atij që e thotë në qoftë se nuk i jetëson kushtet e saja, të cilat do t’i përmendim në vijim:
- Dituria e cila e kundërshton mosdijen.
- Bindja e cila e kundërshton dyshimin.
- Sinqeriteti i cili e kundërshton shirkun.
- Vërtetësia e cila e kundërshton gënjeshtrën.
- Dashuria e cila e kundërshton urrejtjen.
- Nënshtrimi i cili e kundërshton lënien e tij.
- Pranimi i cili e kundërshton refuzimin.
- Mohimi i çdo gjëje që adhurohet në vend të Allahut.
Përmendja e kushteve në mënyrë të hollësishme:
- Dituria, e cila e kundërshton mosdijen.
Domethënia: Ta dish kuptimin e fjalës “la ilahe il-lallah”, gjegjësisht kuptimin e mohimit dhe pohimit që e përmban ajo.
Argumenti: Fjala e Allahut:[Kuran a=”47-Muhamed:19″]
- Bindja, e cila e kundërshton dyshimin.
Domethënia: Ai që e thotë këtë fjalë duhet të jetë plotësisht i bindur se vetëm Allahu është i Adhuruari i Vërtetë, pra se vetëm Ai meriton të adhurohet.
Argumenti: Fjala e Allahut:[Kuran a=”49-El-Huxhurat:15″]
- Sinqeriteti, i cili e kundërshton shirkun.
Domethënia: T’ia kushtosh të gjitha ibadetet (adhurimet) vetëm Allahut dhe askujt tjetër.
Argumenti: Fjala e Allahut:[Kuran a=”98-El-Bejjine:5″]
- Vërtetësia, e cila e kundërshton gënjeshtrën.
Domethënia: Ta shqiptosh fjalën e Teuhidit (fjalën “la ilahe il-Allah”) duke qenë i vërtetë në atë që e thua, pra që zemra jote të jetë në përputhje të plotë me atë që e shqipton gjuha.
Argumenti: Fjala e Allahut:[Kuran a=”29-El-Ankebut:1″][Kuran a=”29-El-Ankebut:2″][Kuran a=”29-El-Ankebut:3″]
- Dashuria, e cila e kundërshton urrejtjen.
Domethënia: Ta shqiptosh këtë fjalë duke e dashur Allahun dhe të Dërguarin e Tij alejhi selam dhe njëkohësisht ta duash këtë fjalë dhe gjithçka që nënkupton ajo.
Argumenti: Fjala e Allahut:[Kuran a=”2-El-Bekare:165″]
- Nënshtrimi, i cili e kundërshton lënien e tij (mosnënshtrimin).
Domethënia: Ta adhurosh vetëm Allahun, t’i nënshtrohesh sheriatit (ligjit) të Tij, ta besosh atë (sheriatin) dhe të jesh i bindur se ai është i vërtetë.
Argumenti: Fjala e Allahut:[Kuran a=”39-Zumer:54″]
- Pranimi, i cili e kundërshton refuzimin.
Domethënia: Ta pranosh këtë fjalë dhe atë që nënkupton ajo, gjegjësisht t’ia kushtosh tërë adhurimin vetëm Allahut dhe të mos adhurosh askënd tjetër.
Argumenti: Fjala e Allahut:[Kuran a=”37-Es-Saffat:35″][Kuran a=”37-Es-Saffat:36″]
- Mohimi i çdo gjëje që adhurohet në vend të Allahut.
Domethënia: Të largohesh nga adhurimi i çdo gjëje që adhurohet në vend të Allahut, duke qenë i bindur se çdo adhurim që i kushtohet dikujt tjetër përveç Allahut është i kotë.
Argumenti: Fjala e Allahut:[Kuran a=”2-El-Bekare:256″]
Marrë nga libri “Teuhidi i thjeshtësuar”, Abdullah El-Huvejl