Thënia: La ilahe il Allahu Uehdehu la sherike lehu, lehul mulku ue lehul hamdu ue Hue ale kul-li shej in Kadir

Ka thënë i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të -: “Kush thotë në të gdhirë la ilahe il Allahu Uehdehu la sherike lehu, lehul mulku ue lehul hamdu ue Hue ale kul-li shej in Kadir-Nuk ka të adhuruar të meritueshëm veç Allahut, të Vetmit e të Pashoq, Atij i takon sundimi absolut dhe Atij i takon falënderimi suprem, Ai është i Gjithmundshëm për çdo gjë, kjo është për të si të çliroj një rob nga fëmijët e Ismailit, i eleminohen dhjetë gabime, ngrihet dhjetë gradë dhe është nën mbrojtje prej shejtanit derisa të errësohet. E edhe kur të erret është e njëjta derisa të gdhihet”. (I saktë, transmetuar nga Ibn Maxhe në “Ed Deauet” (3867)

Nga Ebu Hurejra – Allahu i Lartësuar qoftë i kënaqur me të ­- vjen se i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – ka thënë: “Kush thotë la ilahe il Allahu Uehdehu la sherike lehu, lehul mulku ue lehul hamdu ue Hue ale kul-li shej in Kadir, njëqind herë në ditë, është për të si të çliroj dhjetë robër, shkruhen për të njëqind të mira dhe i fshihen njëqind të këqija dhe bëhen për të mburojë prej shejtanit në atë ditë të tij derisa të errësohet, si dhe askush nuk ka ardhur me diç më të mirë sesa ai erdhi përveç një personi që veproi më shumë se ai”. (Mutefekun alehi: Transmetuar nga Bukhariu në “Ed Deauet” (6403) dhe Muslimi në “Edh Dhikru ued Dua eut Teube uel Istigfar” (2691)