Ndërmjetësimin e Pejgamberit alejhi selam e kërkojmë prej Allahut. Allahut thotë: “Thuaj: “Tërë shefaati (ndërmjetësimi) i takon vetëm Allahut.” (Zumer: 44)
Muhamedi alejhi selam i ka mësuar shokët e tij të thonë: “O Zot pranoje shefaatin e tij (Muhamedit alejhi selam) për mua.” (Transmeton Tirmidhiu dhe thotë se hadithi është i mirë, i vërtetë.)
Muhamedi alejhi selam thotë: “Ruaj lutjen time që të jetë ndërmjetës në Ditën e Kijametit për atë që vdes nga umeti im duke mos i bërë shirk Allahut.” (Transmeton Muslimi.)