A kujdesesh për të qënë i pastër moralisht?

Surja Jusuf na kujton pastërtinë morale të një njeriu që iu krijuan të gjitha kushtet e joshjes seksuale dhe rënies në imoralitet, e megjithatë , ai refuzoi të bëhej pjesë e saj.
A ka rinia jonë forcën për t´i rezistuar këtij mëkati?
Në historinë e Jusufit alejhi selam do të gjëjmë një shembull të pastërtisë morale. Me pastërti moralë nënkuptohet mos joshjen e një mashkulli karshi një femre dhe anasjelltas. A je ti, vëlla musliman , i gatshëm t´i bësh ballë këtij epshi? A je ti i kujdesshem për të qënë i pastër moralisht? Si të duket ky moral? Si i duket brezit të sotëm ky lloj morali? Ky moral në shekullin e kaluar dhe në shekullin e ri është shumë më poshtë sesa në ditët kur jetoi Profeti alejhi selam . Nese e krahasojmë rininë e sotme, me gjendjen e muslimanëve që kanë jetuar njëmijë e katërqind vjet më parë, do të pyesim veten : sa janë ata muslimanë që ruajnë duart, shikimin, zemrën dhe trupin e tyre nga gjynahet? Sa janë ato muslimane që e ruajnë moralin dhe nderin e tyre? Vallë si do të jenë përgjigjet e sinqerta ndaj këtyre pyetjeve?