Ky fakt e përforcon domosdoshmërinë e pendimit të sinqertë, të vazhdueshëm e të menjëhershëm, sepse njeriu nuk është i pagabueshëm dhe asnjë krijesë nuk është pa të meta. Ata ndryshojnë pastaj në shumësinë e gabimeve, por në parim të gjithë gabojnë dhe për kompensim duhet të pendohen sinqerisht. I Dërguari i Allahut (a.s.) ka thënë: “Çdo bir i Ademit është i gabueshëm, por më i miri i të gabueshmëve është ai që pendohet”. Dhe: “Në qoftë se njerëzit nuk do të gabonin, Allahu do të krijonte krijesa të tjera që të gabonin dhe pastaj t’i falte ata, sepse Ai është Falës dhe Mëshirues”?
Ejani në pendim të sinqertë, o robërit e Allahut, që të pastrojmë shpirtrat nga papastërtitë dhe të lajmë zemrat nga të këqijat! Le të heqim mbulesën që na ndan nga Zoti i Dashur e të largohemi nga çdo gjë që na largon prej Tij, sepse e kemi për detyrë! .
I Dërguari i Allahut (a.s.) ka thënë: “Kur besimtari bën një gjynah, i del një pikë e zezë në zemrën e tij. Në qoftë se pendohet dhe kërkon falje, pika i fshihet dhe pastrohet zemra. Por në qoftë se ai vazhdon me gjynahe, pikat shtohen, derisa t’ia mbulojnë zemrën. Kjo është ajo mbulesa të cilën e ka përmendur dhe Allahu xh.sh. në librin e tij:[Kuran a=”83-El-Mutaffifin:14”].(Transmetuan Tirmidhiu (3334), Ibn Maxhe (4244), Ahmedi'(2/297), Ibn Habani (2448) dhe Hakimi (2/517) nëpërmjet Ebu Hurejrës.)