Poligamia dhe ndalimi i martesës me më shumë se një burrë

Për shkak të përgjegjësive të rënda, që ka gruaja, si shtatëzania dhe lindja e fëmijëve, për shkak të ruajtjes së brezave, dhe për shkak të mbrojtjes nga poshtërimi dhe abuzimi me trupin e saj , asaj i është ndaluar të martohet me më shumë se një burrë. Kurse poligaminë, Allahu e ka lejuar vetëm për burrin, me kusht që ai të jetë i drejtë, nëse ai nuk mjaftohet me një grua, ose nëse gruaja nuk lind fëmijë , ose e sëmurë ose kur ai ndjen antipati të shoqërohet me të. Allahu e ka lejuar poligaminë me kusht qe burri mos të martohet me motrën e gruas së parë ose me tezen e saj ose me hallën e saj. Në lidhje me këtë, Allahu i Lartësuar thotë: [Kuran a=”4-En-Nisa:3″]