Cilat janë rregullat e durimit

1. Muslimani duhet të jetë gjithmonë durimtar kur t’i ndodhë ndonjë e papritur, sipas hadithit: “Durimi i vërtetë është ai që shfaqet në rastin e parë të papritur (të ndonjë fatkeqësie).” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)
2. Përmendja e Allahut të Madhëruar, dorëzimi dhe përulësia ndaj Tij. Thotë Allahu xh.sh.: “Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndshme, thonë: “Ne jemi të Allahut dhe tek Ai kthehemi.” (El-Bekare 156)
3. Të bëjë durim kur ta godasë diçka e padëshirueshme dhe ta pranojë këtë si një vendim të Allahut xh.sh., sipas hadithit të Pejgamberit alejhi selam, i cili përcjell Fjalën e Allahut xh.sh.: “Nuk do të ketë dënim për atë besimtar që, kur t’ia marr ndonjë të dashur (qoftë njeri a gjësend) të dynjasë, bën durim për të fituar xhennetin.” (Transmeton Buhariu)

Është mirë ta përkujtojë hadithin e Pejgamberit alejhi selam: “Është çudi me jetën (çështjen) e besimtarit, e tërë jeta e tij është hajr (mirësi), e atë cilësi nuk e ka kush përveç besimtarit: nëse e qëllon ndonjë e mirë, ai falënderon (Allahun xh.sh.) dhe kjo është hajr për të, e nëse e qëllon ndonjë e keqe, duron (për Allahun xh.sh.), dhe kjo është hajr për të.” (Transmeton Buhariu)