Çfarë pyetjesh do t’i bëhen njeriut në varr?

Transmetohet në hadith të vërtetë se besimtarit i vijnë dy melekë, e ulin atë dhe e pyesin:
a) Kush është Zoti yt? Thotë (besimtari): Zoti im është Allahu.
b) Cila është feja jote? Thotë: Feja ime është Islami.
c) Kush është ai person që është dërguar te ju? Thotë: Ai person është i Dërguari i Allahut.
d) Kush ta ka mësuar këtë? Thotë: Kam lexuar Librin e Allahut dhe kam besuar në të. Pas kësaj një thirrës thërret nga qielli, ‘Të vërtetën ka thënë robi im, pra shtrojini atij shtroje nga Xheneti, visheni me rroba të Xhenetit dhe hapjani dyert për në Xhenet. Nga Xheneti vjen freski dhe erë e mirë e varri i zgjerohet atij aq sa sheh syri.

Kurse mosbesimtarit i vijnë dy melekë e ulin dhe i thonë:
a) Kush është Zoti yt? Thotë (mosbesimtari): A, a, a, nuk e di.
b) Cila është feja jote? Thotë: A, a, a, nuk e di.
c) Kush është ai person që është dërguar te ju? Thotë: A, a, a, nuk e di. Pas kësaj thërret një thirrës nga qielli: “Gënjeu robi im, pra shtrojini atij shtroje nga Zjarri dhe hapjani dyert për në Zjarr, e nga Xhehenemi vjen nxehtësia dhe helmi i Xhehenemit. Atij i ngushtohet varri aq sa brinjët i hyjnë njëra nën tjetrën.” (Transmeton Ahmedi, Ebu Daudi. Albani thotë se hadithi është sahih.)