1. Kur njeriut i hapet goja (nga gjumi, lodhja, etj.), duhet ta mbulojë gojën me dorë sa më shpejt, në mënyrë që të mos i shihet goja hapur, duke u bazuar në hadithin: “Hapja e gojës është prej shejtanit, e kur t’ju hapet goja, mundohuni ta mbyllni sa të mundeni.” (Transmeton Muslimi) E nëse nuk mund ta mbajë gojën mbyllur, atëherë le ta mbulojë gojën e tij me dorë, sipas hadithit: “Kur t’ju hapet goja, mbulojeni atë me dorë, ngase shejtani ju futet brenda.” (Transmeton Muslimi)
2. S’është në rregull që gjatë hapjes së gojës të thuhet Eudhubil-lahi (kërkimi i mbrojtjes nga shejtani), ngase një gjë e tillë nuk është theksuar nga Pejgamberi alejhi selam e as nga as’habët e tij.