Ja pse duhet ta duam Muhamedin (alejhi selam)

Ndoshta është e vështirë të paramendohet se, njeriu që me lejen e Allahut e ndryshoi botën, kishte lindur jetim, ngase para se të lindte i kishte vdekur babai. Ai edhe ishte rritur jetim me plotë kuptimin e fjalës, ngase në moshën gjashtë vjeçare i vdes edhe e ëma. Ky është jetimi, për të cilin u përkujdes Krijuesi i tij, i cili u rrit nën mbikëqyrjen e kujdesit hyjnor. Ajo që për njerëzit e rëndomtë është humbje, vuajtje, mungesë, për Muhamedin, të birin e Abdullahut, (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!), ishte përparësi.

Në vend se të lihej në kujdesin e krijesës, qoftë ai edhe shumë i dashur, sikur është prindi, atë e mori në përkujdesje Krijuesi.[1] Për këtë arsye, ai, edhe para se të bëhej pejgamber, ishte shëmbëlltyrë në sjellje, qëndrime dhe fjalë. Biografia e tij, edhe para shpalljes është e pastër dhe pa njolla. I lartësuar qoftë Allahu që Muhamedin e zgjodhi dhe përgatiti për të Dërguar të Vetin!

E tërë jeta e tij ishte mrekulli në vete, sepse jetoi në një rreth ku, sipas kritereve njerëzore, njeriu e kishte vështirë të mbijetojë qoftë edhe vetëm fizikisht, e lëre më, të bëhej njeri i ndershëm, i moralshëm dhe me virtyte të larta. Por, këtë rregull e theu Muhamedi, duke u bërë pishtar ndriçues dhe shembull, virtytet e të cilit i admirojnë të largëtit para të afërmve.

Ai, përfundimisht dëshmoi se Allahu, as edhe për një moment të vetmin nuk ka hequr dorë nga njerëzimi, por është kujdesur për ta duke e lëshuar Mëshirën e Vet të pakufishme, përveç tjerash edhe nëpërmjet të Dërguarve të Tij. Muhamedin, (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!), Allahu e bëri yll që ndriçon dhe shëmbëlltyrë të ndritshme për mbarë njerëzimin. Prej tij patën dobi të gjitha krijesat dhe të gjithë njerëzit pa përjashtim.

Është e pamundur të tregohet në mënyrë gjithëpërfshirëse pse duhet ta duam Muhamedin, (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!), por secili prej neve po që se mendon sado pak, do të vijë në përfundim se ai ishte manifestim i mëshirës së Allahut për njerëzimin, andaj i jemi borxhli, duhet ta duam, respektojmë dhe përfillim mësimet dhe udhëzimet e tij. Para se të flasim për disa nga të mirat e shumta me të cilat Allahu e privilegjoi njerëzimin nëpërmjet të Dërguarit Muhamed, (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!), e shoh të udhës të përmend disa fakte që dëshmojnë se Muhamedi, (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!), kishte autoritet dhe pozitë shumë të lartë tek Allahu i Madhëruar, gjë që edhe neve na obligon në mënyrë të drejtpërdrejtë që ta respektojmë atë. Allahu i Madhëruar e ka veçuar Muhamedin, (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!), me disa veçori specifike, prej të cilave:

– Prej të gjithë të dërguarve të mëhershëm, Allahu ka marrë zotimin se, në rast se Muhammedi paraqitet në kohën e tyre dhe derisa ata janë gjallë, ata e kanë obligim të konfirmojnë besimin e tyre në misionin e tij dhe ta pasojnë:[Kuran a=”3-Ali-Imran:81″] Këtë zotim Allahu e ka marrë prej secilit të dërguar. Kjo dëshmon vlerën dhe autoritetin e tij tek Allahu dhe te të dërguarit tjerë.

– Misioni i Muhammedit, (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!), kishte karakter universal, si në kohë ashtu edhe në hapësirë. Këtë e vërteton fjala e Allahut në Kur’an:[Kuran a=”21-El-Enbija:107″] Një gjë e tillë nuk ishte evidente te shpalljet dhe të dërguarit që Allahu i zgjodhi para Muhammedit, (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!). Çdonjëri prej tyre ishte dërguar te një popull dhe për një kohë të caktuar. Kësisoj Allahu përmend Nuhun, Hudin, Salihun, Shuajbin, e të tjerët, gjithnjë duke vënë në pah dhe përmendur edhe popujt te të cilët ishin dërguar këta pejgamberë. Kjo nënkupton se çdo njeri që jeton pas Muhammedit, (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!), duhet ta besojë dhe pranojë për të dërguar të Allahut. Lidhur me këtë thotë i Dërguari i Allahut, (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!): “Pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti i Muhammedit, nuk dëgjon për mua ndonjë njeri, qoftë ai çifut apo i krishterë, duke mos më besuar, e që Allahu të mos e fusë në zjarr.” Në një hadith tjetër ai gjithashtu potencon specifikat, me të cilat e ka veçuar Allahu i Madhëruar:

“Më janë dhënë pesë gjëra që nuk i janë dhënë asnjë të dërguari para meje: …çdo i dërguar para meje, dërgohej për një popull të caktuar, ndërsa unë jam dërguar për gjithë njerëzimin.” (Shënon Muslimi.) Ai, madje, ka qenë i dërguar jo vetëm për njerëzit, por edhe për xhinët, fakt ky që në mënyrë shumë të veçantë tregon universalitetin e misionit të tij.

– Allahu i Madhëruar me të e përfundoi procesin e shpalljes dhe vulosi pejgamberinë. Pas tij nuk do të ketë më të dërguar të tjerë. [Kuran a=”33-El-Ahzab:40″]. Andaj, si konfirmim i kësaj që thuhet në këtë ajet, muslimanët duhet bindshëm të besojnë se Allahu nuk dërgon pejgamber pas Muhamedit, (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!), me të cilin e ka përmbyllur shpalljen dhe pejgamberinë. I Dërguari i Allahut thotë: “Unë jam ‘el-akib’, pas të cilit nuk ka të dërguar.” (Buhariu) Ai gjithashtu në një hadith tjetër thotë: “Benu Israilët administroheshin nga pejgamberët, sa herë vdiste njëri, vinte pejgamberi tjetër. Pas meje nuk do të ketë pejgamberë, por vetëm halife.” (Buhariu) Si plotësim të kësaj mirësie, Allahu ka marrë përsipër ruajtjen dhe garancinë e mësimeve të shpalljes që i erdhi Muhamedit, (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!), që të mbetet origjinale për të gjitha kohët.

[Kuran a=”15-El-Hixhr:9″][Kuran a=”41-Fussilet:41″][Kuran a=”41-Fussilet:42″]
– Ekziston edhe një privilegj shumë i madh dhe i rëndësishëm me të cilin Allahu e ka graduar të Dërguarin e Tij, e ai qëndron në mundësinë e ndërmjetësimit që ka Muhamedi, (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!), për njerëzit në Ditën e Gjykimit. Kjo madje, jo vetëm që është nder për Muhamedin, (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!), por është mirësi e madhe edhe për njerëzit. Në të vërtetë, Allahu i Madhëruar i ka premtuar të Dërguarit të Vet se në Ditën e Gjykimit do ta nderojë me një pozitë të lartë e të lakmueshme të cilën e ka quajtur ‘El-mekamul-mahmud’ (Pozita e lavdishme). Allahu i Lartmadhërishëm thotë:
[Kuran a=”17-El-Isra:79″]. Dijetarë të shumtë të Islamit, në mesin e të cilëve edhe Taberiu konsiderojnë se kjo pozitë e lavdishme është mundësia që do t’i jepet Muhammedit, (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!), për t’u angazhuar tek Allahu me ndërmjetësim për të mirën e njerëzve. Ai, pra e përdorë autoritetin dhe pozitën që ka tek Allahu, vetëm e vetëm për t’ua lehtësuar të tjerëve gjendjen dhe vuajtjet. Kjo ndodhë në kohën kur të gjithë njerëzit, përfshirë këtu edhe të dërguarit e Allahut janë të brengosur dhe të preokupuar se çfarë do të ndodhë në atë ditë të tmerrshme, andaj secili i dërguar i ikë përgjegjësisë së ndërmjetësimit (shefa’atit) me arsyetime të ndryshme, ndërsa këtë e pranon Muhammedi, (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!), i cili edhe në këtë botë ka dëshmuar se tërë aktivitetin e vet e ka drejtuar kah nxjerrja e njerëzve nga errësira në dritë.
Arsyet që na obligojnë ta duam Muhammedin, (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!), janë të shumta. Disa prej tyre u cekën më lartë. Prej tyre kuptojmë se njeriu, të cilin Allahu e ka nderuar dhe privilegjuar me shpërblime të ndryshme, nuk heq dorë nga Umeti i tij, edhe pse vet është i siguruar dhe garantuar për çdo të mirë. Me këtë ai tregon humanizmin, altruizmin dhe virtytet tjera të shumta, me të cilat e ka begatuar Allahu i Madhëruar. Si të mos e duam njeriun që Allahu e zgjodhi për t’ia besuar pjesën më të rëndësishme të misionit të komunikimit të Fjalës së Tij njerëzimit? A nuk meriton të duhet njeriu, nëpërmjet të cilit, Allahu derdhi mirësitë dhe mëshirën e Tij mbi ne? Njeriu, në jetën e të cilit u betua Allahu i Madhëruar, a nuk është i madh dhe meritor për çdo respekt?

Çdo njeri që është pjesëtar i Umetit të tij duhet të ndiejë se është i nderuar me të qenit i këtillë. Muhammedi, (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!), ishte ai, Umetin e të cilit, Allahu e ngriti mbi të gjitha umetet, e bëri më të numërtin dhe më të mirin. Këtij Umeti Allahu ua largoi të gjitha barrët dhe rëndimet që nëpërmjet shpalljes ua ngarkonte umeteve tjera për shkak të rebelimit dhe ngritjes krye kundër mësimeve hyjnore.
[Kuran a=”7-El-A’raf:157″]
Këtë Umet, Allahu në këtë botë e kurseu, e ruajti prej të gjitha obligimeve të kësaj natyre, duke shpallur për ta vetëm atë që është e lehtë, e natyrshme dhe e dobishme. Në shpalljen, e cila i erdhi Muhammedit, nuk ka asgjë të rëndë, të panevojshme apo vështirë të praktikueshme. Krahas të qenit të gjitha dispozitave të kësaj natyre, Allahu i Madhëruar nëpërmjet të Dërguarit të Vet e mësoi njerëzimin se si mund të praktikohen mësimet hyjnore në raste specifike, kur njeriu gjendet në vështirësi të sëmundjes, udhëtimit, luftës, etj.. Kjo dëshmon vlerën e përkatësisë islame, respektivisht të qenit pjesëtar i Umetit të Dërguarit më të madh që Allahu i ka dërguar njerëzimit.

Ndërsa në botën tjetër, ata do të jenë më të numërtit, më të shpërblyerit dhe të parët që do të hyjnë në xhenet. Sikur të mos kishte kurrfarë përfitimi përveç nderit të qenit pjesëtar i Umetit dhe pasues i të Dërguarit më të madh dhe njeriut më të famshëm që ka ecur në fytyrën e tokës, do të mjaftonte. Prej tij, në botën tjetër do të përfitojnë edhe banorë të xhehenemit. Ebu Talibi do të ketë dënim më të lehtë se të tjerët për shkak të përkrahjes që i ka bërë Muhammedit, (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!), edhe pse ka vdekur si jomusliman dhe nuk e ka besuar Allahun si duhet.