Le të gëzohet çdo i dëshpëruar e i brengosur nga ky lehtësim i madh, nëse këmbëngul në kërkimin e faljes dhe është i sinqertë në kthimin e tij tek Allahu (xh.sh). Le të gëzohet se hidhërimi do t’i largohet e zemra do t’i ngushëllohet me praninë e Allahut (xh.sh).
S’ka dëshpërim me pendim e Zoti yt është Falës.
Mënyrat e përmendura më sipër me detaje, që largojnë dëshpërimin, janë më të rëndësishme, por që të gjitha i kthehen një mënyre të vetme, që është njohja e Allahut (xh.sh). Po numërojmë shkurtimisht disa mënyra:
a. Mendimi i mirë për Allahun (xh.sh). I dëshpëruari duhet të ndiejë se Allahu (xh.sh) do t’ia lehtësojë brengën dhe do t’ia largojë lëndimin. Kjo do të jetë e afërt, sado e largët që të duket. Nëse mendon mirë për Zotin e vet, do të ketë ato të mira që mendon.
b. Leximi i Kuranit. Kurani është udhëzim, mëshirë, shërim, qetësi. Allahu (xh.sh) thotë:[Kuran a=”41-Fussilet:44″] Me të, kraharori qetësohet e zemra rehatohet.
c. Durimi në fatkeqësi. Të tillë janë besimtarët e këtë nuk e ka kush tjetër veç tyre. Ata dinë të dallojnë se si një sprovë është dhuratë, vështirësia lehtësim. Kjo kalohet me durimin e tyre, me besimin në premtimin e Zotit të tyre, i cili nuk e thyen premtimin. Allahu (xh.sh) thotë: [Kuran a=”11-Hud:49″] Ata i bëjnë ballë të këqijave, brengave dhe hidhërimeve me lehtësim aty ku mundet dhe durim aty ku s’kanë ç’të bëjnë tjetër. Atyre u dyfishohet përfitimi dhe mirësia për çdo të keqe që u bie.
d. Përmendja e mirësive të Zotit. Ky është mjekimi më enkas për zemrën e të dëshpëruarit, i cili, nëse bën krahasimin mes mirësive të Allahut (xh.sh) që ka përjetuar, të dukshme dhe të padukshme dhe mes të keqes që i ka rënë, do të gjejë një ndryshim të madh, madje as nuk mund të krahasohen. Dhembja e tij do të shtrydhet, do t’i vijë turp nga Zoti i tij mirëbërës, i cili ka dhënë dhe jep shumë, por edhe merr e sprovon shumë pak, edhe pse në vetë fatkeqësinë
ka mirësi, e afërt apo e largët qoftë. Allahu (xh.sh) thotë: [Kuran a=”2-El-Bekare:216″]
e. Kujtimi i mirësisë së përhershme të ahiretit. Njeriun, që e ka pllakosur dëshpërimi, duhet të kujtojë fjalët e Allahut (xh.sh):[Kuran a=”32-Es-Sexhde:17″] [Kuran a=”35-Fatir:34″] S’ka brengë që mbetet kur kujtohet kjo mirësi. Besimtarët gëzohen me mirësinë e Allahut (xh.sh) dhe mëshirën e Tij. Besimtari gëzohet me Zotin e vet më shumë se çdonjëri që gëzohet me ndonjë të dashur, pasuri e pozitë. Zemra nuk do të gjejë kuptimin e jetës, derisa të gjejë shijen e këtij gëzimi.
Kështu, ajo do të ketë ndjesinë e banorëve të Xhenetit, por duke qenë ende në jetën e kësaj bote. Si do të jetë gëzimi në jetën e ahiretit?
f. Përmendja e Allahut (xh.sh) në mëngjes dhe mbrëmje. Tërë përkujtimet dhe përmendjet që i bëhen Allahut (xh.sh) e mbrojnë njeriun nga e keqja e djajve, qofshin njerëz apo xhinde. Ajo i shton atij fuqi fizike dhe shpirtërore, nëse e bën këtë duke ndier ato që thuhen.
g. Largimin nga shikimet e panevojshme, fjalët, gëzimin, ngrënien dhe gjumin e tepërt. Tërë këto teprica i lënë vendin dhembjeve e brengave në
zemër. Ato e ngushtojnë atë dhe e robërojnë. Duke marrë prej tyre aq sa të mund të kemi mundësi t’i bindemi Allahut (xh.sh), zemra do të çlirohet dhe tërë përkushtimi i njeriut do të jetë shikimi i një qëllimi tjetër prej krijimit të tij. Ai qëllim është arritja e të qenit rob i Allahut (xh.sh), Zotit të botëve.
h. Bamirësia ndaj krijesave. Me fjalë, vepër dhe tërë llojet e bamirësisë, sepse një njeri i tillë do të jetë njeriu më i qetë dhe më zemërmire. Allahu (xh.sh) do t’i japë atij shpërblim të madh, largimin e mjerimit dhe të brengës.
i. Përkushtimi dhe menuja e tij tëpërqendrohet në kryerjen e punëve të ditës. Të ndërpresë përkushtimin për të ardhmen dhe dëshpërimin për atë që ka kaluar. Kështu, njeriu është bir i ditës së tij, ku ai mbledh tërë fuqitë dhe përpjekjet për të ndrequr atë dhe kohën e tashme. Me këtë ai harron brengat dhe dëshpërimet.