Ka thënë i Lartësuari: [Kuran a=”55-Err-Rrahman:46″] dhe ka thënë:[Kuran a=”79-En-Naziat:40″] dhe gjithashtu ka thënë: [Kuran a=”15-El-Hixhr:45″]
Ndrojta (frikë-respekti) prej Allahut është lëvizësi që e lëviz robin të bëjë bindshmëri dhe t’i shmanget të ndaluarave, ka thënë i Lartësuari: [Kuran a=”39-Zumer:9″] si dhe fjala e të Lartësuarit: [Kuran a=”23-El-Muminun:57″][Kuran a=”23-El-Muminun:58″][Kuran a=”23-El-Muminun:59″][Kuran a=”23-El-Muminun:60″][Kuran a=”23-El-Muminun:61″]
Dijetarët janë poseduesit e ndrojtjes, ashtu që ata janë njerëzit më të ndrojtur karshi Zotit të tyre nisur nga sa njohën prej Madhështisë së Tij, shpalosur në mënyrë madhështore tek argumentat e Tij dhe ndëshkimi i Tij i fuqishëm për kundërshtonjësit, ka thënë i Lartësuari:[Kuran a=”35-Fatir:28″]
Nga Ebu Hurejra – Allahu qoftë i kënaqur me të – në hadithin për të shtatët të cilët do t’i vërë Allahu në hijen e Tij atë ditë në të cilën s’ka hije veç hijes së Tij, vjen se prej tyre është: “Një burrë të cilin e ka ftuar (në marëdhënie intime) një grua me pozitë dhe e bukur ndërkaq ai ka thënë: Unë e kam frikë Allahun”. Në një tjetër hadith nga Ibn Abasi – Allahu qoftë i kënaqur me të dy – vjen se ka thënë: Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – të thotë: “Dy sy nuk i prek Zjarri, një sy që ka qarë prej frikë-respektit ndaj Allahut dhe një sy që ka ndejtur zgjuar të bëjë rojë në rrugë të Allahut (në Xhihad)”.(Hasen (zinxhir i mirë transmetimi) transmetuar nga Termidhi në “El Xhihad” (1639)