Transmetohet në përmbledhjen e haditheve të Darekutnit që na jep edhe Imam Sujutiu r.a. në tefsirin e tij, se një ditë Ebu Bekri (r.a) thotë: “Isha një ditë tek Pejgamberi alejhi selam ku erdhi një burrë i cili na dha selam, Pejgamberi alejhi selam ia ktheu selamin dhe e uli në afërsi. Pasi që përfundoi vizitën u ngrit dhe shkoi. Pejgamberi alejhi selam tha: “O Ebu Bekr, këtij burri i ngritën veprat e mira çdo ditë sa kanë vepra të mira gjithë banorët e tokës”, thashë: po me çka e ka arrite këtë? Pejgamberi m’u përgjigj: “Ai çdo herë në sabah më dërgon nga 10 salavate, i cili salavat është si salavati i gjitha krijesave të tokës”, e pyeta se cili është ai salavat? I Dërguari alejhi selam mu përgjigj: All-llahume Sal-li ala Muhammedin nebij adede men sal-la alejhi min halkike Ve Sal-li ala Muhammedin nebij kema jenbegi lena en nusal-lijje alejhi Ve Sal-li ala Muhammedin nebij kema emertena en nusal-lije alejhi. (O All-llah, derdhi bekimet mbi Profetin Muhammed alejhi selam aq sa krijesat Tua bijnë salavate mbi të, ashtu siç na takon neve që ta përshëndesim atë dhe ashtu siç na obligove të dërgojmë salavate mbi të).