Shkaqet që cojnë në dëshpërim -5- Mosnjohja e thelbit dhe e cilësive të kësaj bote

Ky artikull është vazhdimi i: Shkaqet që cojnë në dëshpërim -4- Veprat e këqija dhe mosbindja

Mes mosnjohjes së thelbit të kësaj bote dhe hidhërimeve të njëpasnjëshme të njeriut ka një lidhje të përpiktë. Ai që nuk njeh cilësitë e kësaj bote të ikur, do t’i copëtohet zemra nga pikëllimi për të, për ato dëshira të parealizuara ose prej sprovave dhe fatkeqësive që i bien. Gabimi i parë, që përfshin shumicën e njerëzve, përsa i përket thelbit të kësaj bote, nga njëra anë, është analiza e termit “dynja”, çfarë kuptohet me të dhe nga ana tjetër, analiza e termit “ahiret”. Çdo gjë, që përjeton njeriu në jetën e tij, quhet dynja e kjo përfshin çdo gjë para vdekjes. Çdo gjë, që do të përjetohet më vonë, quhet ahiret e kjo përfshin gjithçka pas vdekjes. Çdo dëshirë, fat, caktim, qëllim, kënaqësi të shpejtë, që ka njeriu para vdekjes është vetë dynjaja, por jo tërë dëshirat dhe hobet e njeriut në të janë të qortuara.

Ato ndahen në tre grupe:
a. Gjëra që e shoqërojnë njeriun në ahiret, ku frytet e tyre mbeten pas vdekjes së tij. Ato janë dituria e dobishme dhe vepra e mirë;
b. Çdo gjë, që ka përiitim të afërt, por jo dobi në ahiret, si p.sh. të kënaqurit me të ndaluarat, të kënaqurit me të lejuarat më shumë se ç’është nevoja për to, etj. Të tëra këto, që shijon njeriu, janë pjesë e dynjasë, por të asaj pjese që nuk lëvdohet; Ky grup është diçka e mesme mes dy të parave e që përfaqësohet nga çdo përfitim i shpejtë që ndihmon për veprat e ahiretit. Këtu bën pjesë çdo gjë e domosdoshme, që njeriu të ketë vazhdimësi dhe shëndet, me të cilat të arrijë të përftojë në dije dhe vepra të mira. Kjo nuk është pjesë e dynjasë. Sado të marrë njeriu prej saj, me qëllim që të ndihmohet me të për të fituar dije dhe të bëjë vepra të mira, nuk ka marrë prej dynjasë dhe nuk është bërë prej adhuruesve të saj, por vetë dynjaja është kthyer, për të, në parcelë për ahiretin. Nëse merr prej saj për të ngopur veten e vet, kjo është pjesë e dynjasë.

Pra, dynjaja është përfitimi i shpejtë i njeriut prej diçkaje që ai nuk ka nevojë në ahiret për të. Kjo shprehet me fjalën “dëshirë”. Shenjë të kësaj e gjejmë tek ajeti kuranor: [Kuran a=”79-En-Naziat:40″][Kuran a=”79-En-Naziat:41″]
Pra, e qorton atë, që kërkon të anojë pas mëkateve dhe të ndaluarave e nga ana tjetër, është ai që tërë dëshirat e tij ia dedikon asaj që ka sjellë Profeti (a.s). Fundi i tij do të jetë Xheneti e asgjë tjetër, përfshirë këtu tërë mirësitë dhe gëzimet.
Në përgjithësi, çdo gjë, që nuk është për Allahun (xh.sh), është pjesë e dynjasë dhe çdo gjë, që është për Allahun (xh.sh), nuk është pjesë e saj.

Gjithashtu, pas kësaj analize, mund të themi se dynjaja ka të tjerë tregues, që e përkufizojnë atë, si:
– ajo është e para e që do të zëvendësohet nga tjetra, ahireti;
– ajo ka fund, ndërsa tjetra është e përhershme;
– ajo është në një pozitë më të ulët se tjetra.
Me pak vëmendje del qartë ekzistenca e këtyre gjërave në jetën e dynjasë.Ajo është e para, duke e parë nga koha dhe atë e pason ahireti. Ajo ka fund dhe ajo është gjithashtu në një pozitë më të ulët. S’ka dyshim se këto kuptime e të tjera të shumta përcaktojnë cilësitë e këtij vendbanimi, siç edhe e përmendin tekstet e Kuranit dhe të hadithit.
Ndër to përmendim:

Së pari: Ajo mbaron shpejt Allahu (xh.sh) thotë: [Kuran a=”18-El-Kehf:45″]

Kështu, ky ajet i drejtohet fillimisht Profetit (a.s), si dhe atyre që e trashëgojnë atë. Jepuni njerëzve si shembull jetën e kësaj bote, që ta përfytyrojnë drejt atë, të njohin të dukshmet dhe të fshehtat e saj, ta matin atë me vendbanimin e përhershëm e t’i japin rëndësi asaj që ka më shumë rëndësi. Shembulli i kësaj jete është si shiu, i cili zbret mbi tokë e nëpërmjet tij shumohen bimët e saj. Ndërkohë që lulet dhe zbukurimet e saj gëzojnë sytë e shikuesve, i japin hare e gëzim, kur papritur kthehet në hi që e shpërndan era tej. Tërë ajo bimësi e lulëzuar e pamje e bukur ikën e toka kthehet në pluhur e dhe. Asnjë nuk ia hedh shikimin më, si rrjedhim, edhe zemra nuk kënaqet më prej saj.

Kështu është edhe kjo botë. Ndërkohë që njeriu kënaqet në të me rininë e vet, garon me shokët, përfiton prej saj pasuri, zhytet në kënaqësitë e saj, duke menduar se kështu do të mbetet përherë, kur papritur, atij i vjen vdekja apo ndonjë fatkeqësi tjetër e kësaj bote, që ia hedh tej gëzimin, ia ndrydh kënaqësinë dhe zemrën nga dhembja dhe dëshpërimi, ndahetnga rinia, fuqia dhe pasuria, duke u vetmuar me veprat e tij, të mira ose të këqija.

I mençuri nuk ia pranon vetes këtë gjendje dhe i thotë vetes: “Mendo sikur ke vdekur e patjetër do të vdesësh, cilën do të zgjidhje? Të mashtroheshe me bukuritë e kësaj bote dhe t’i gëzoheshe, ashtu si i gëzohen kafshët apo të punosh për vendbanimin, ushqimi i të cilit është i përhershëm, aty ka çdo gjë që dëshiron dhe të kënaqet syri.”

Kështu njeriu arrin të njohë në është i suksesshëm apo jo dhe a është në fitim apo në humbje. Besimtarin e udhëheq besimi drejt ahiretit, që është vendbanimi më i mirë dhe i përhershëm. Ai e sheh të padobishme të hidhërohet për një vendbanim që shpejt do të marrë fund.

Së dyti: Kjo botë është botë argëtimi e loje Allahu (xh.sh) flet kështu për të: [Kuran a=”47-Muhamed:36″]
Allahu (xh.sh) njofton Profetin (a.s) për thelbin e kësaj bote, se ajo është vend argëtimi e loje, lojë për trupat e argëtim për zemrat. Njeriu do të vazhdojë të jetë në argëtim me pasurinë, fëmijët dhe zbukurimet e saj, kënaqësinë, të ngrënit e të pirit, banimin, kuvendeve, pamjeve, pozitave, duke luajtur në çdo vepër që s’ka dobi. Madje ai sillet rreth papunësisë, kotjes dhe mëkateve, derisa të përfundojë jetën e kësaj bote dhe t’i afrohet vdekja. Tërë këto, një të mençur e detyrojnë të jetë më asket në këtë botë, të mos hidhërohet për të, të mos e dëshirojë fort e të përkujdeset shumë për të.

Së treti: Kjo botë është mall mashtrimi. Këtë e vërteton ajeti kuranor:[Kuran a=”3-Ali-Imran:185″]
Pra, një kënaqësi e kotë, që mashtron me bukuritë e saj. Papritur ajo kthehet përmbys. Njeriu do të kalojë nga ajo në vendbanimin e përhershëm, në të cilin çdo njeri do të marrë atë që ka punuar në këtë botë, të mirë apo të keqe. I mençuri duhet të marrë nga kjo botë aty ku ia ka lejuar Allahu (xh.sh) e të mos dëshpërohet për atë që i ka shpëtuar prej kënaqësive të saj.
Së katërti: Kjo botë është vend sprove dhe provimi, Allahu (xh.sh) thotë: “Sigurisht që Ne do t’ju provojmë me frikë dhe uri, me dëmtim të pasurisë, të njerëzve dhe të të lashtave! Prandaj, përgëzoji të duruarit, të cilët, kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: [Kuran a=”2-El-Bekare:156″][Kuran a=”2-El-Bekare:157″]
Allahu (xh.sh) sqaron se Ai do t’i sprovojë njerëzit e Tij me fatkeqësi e vështirësi, që të dallohet i sinqerti nga gënjeshtari, vepërmiri nga vepërkeqi, sepse urtësia e Tij e kërkon këtë. Ai njofton se do t’i sprovojë ata me pak frikë e skamje, sepse, nëse Ai do t’i sprovonte me frikë apo skamje të plotë, ata do të rrënoheshin. Sprovat pastrojnë e përzgjedhin e nuk rrënojnë.

Mangësia në pasuri mund të ketë forma të ndryshme, si: mbytje, djegie, humbje, vjedhje, etj. Humbjet në njerëz, që përfshin humbjen e të dashurit, fëmijës, të afërmit, shokut apo me sëmundje në trupin e vet njeriut apo të atij që do. Humbja në të lashta, kur bie ndonjë i ftohtë, djegie apo ndonjë fatkeqësi tjetër që prek ato.

Por Allahu (xh.sh) u premton durimtarëve tri gjëra, ku secila prej tyre është më e mirë se e gjithë dynjaja. Ato janë: bekimi i Allahut (xh.sh) për ta, mëshira e Tij dhe veçimi i tyre me udhëzim.

Me këtë udhëzim ata shpëtuan nga humbja; me mëshirë shpëtuan nga ndëshkimi dhe mjerimi e me bekim arritën pozitën e afërsisë dhe të nderimit. Të humburit pësuan të kundërtën e këtyre tri gjërave: humbjen nga udha e lumturisë, rënien në ndëshkim në vend të mëshirës, dhembjen dhe mallkimin në vend të bekimit.

Sprovimi i njerëzve nga ana e Allahut (xh.sh) me fatkeqësi ka urtësi të shumta, të cilat nuk mund të përmenden këtu. Njeriu nuk njeh shumë prej dobive të sprovave dhe thelbin e tyre e kjo mosnjohje e tij është shkak për t’i sjellë atij hidhërime dhe brenga për zemrën e vet. Ai duhet të dijë se rënia mbi të e provave të ndryshme është pjesë e mëshirës së plotë të Mëshiruesit, sepse Allahu (xh.sh) e di më së miri se çfarë është më e mirë për njeriun.

Sprova, privimi nga shumë prej qëllimeve dhe dëshirave të njeriut, është prej mëshirës së Tij, por njeriu, prej paditurisë dhe padrejtësisë së tij akuzon Zotin e tij për sprovat, pasi nuk e di mirësinë që i bën Allahu (xh.sh) me këtë sprovë të Tij. Mëshirë e Tij është edhe hidhërimi i dynjasë për robërit e Vet, duke ua bërë atë të lodhshme, që ata të mos qetësohen e të prehen tek ajo, por të dëshirojnë mirësinë që ndodhet në vendbanimin e përhershëm. Për këtë Ai i cyt ata me shkopinj sprovash, duke i privuar ata, që t’u japë atyre; i sprovon, që t’i shërojë dhe i Vdes, që t’i ringjallë.

Njeriu duhet të mos mohojë në. këtë botë zbritjen e fatkeqësive me llojet e ndryshme të tyre, duke njohur njëkohësisht thelbin dhe cilësitë e tyre.
Profeti (a.s), në transmetimin e Muslimit nga Ebu Hurejra (r.a), ka thënë: “Dynjaja është burgu i besimtarit dhe parajsa e jobesimtarit.” Ky hadith tregon se çdo besimtar është i burgosur, i privuar nga dëshirat e ndaluara dhe të urryera të dynjasë, i obliguar të kryejë detyrat e ngarkuara, i sprovuar me vështirësi e fatkeqësi të caktuara. Kur vdes, ai rehatohet nga kjo gjendje dhe kalon në atë mirësi të përjetshme e qetësi absolute që i ka premtuar Allahu (xh.sh). Ndërsa jobesimtari do të përftojë atë që ka mundur të marrë nga kjo dynja aq saj është caktuar, si dhe lodhjen për gjëra të zeherta. Kur vdes kalon në një ndëshkim dhe mjerim të përhershëm.

Kjo është dynjaja, e ëmbël dhe e gjelbër. I mençuri nuk mashtrohet me të, por shikon fundin e saj. Muslimi regjistron nga Ebu Said El Hudri, se Profeti (a.s) ka thënë: “Me të vërtetë që kjo botë është e ëmbël dhe e gjelbër dhe se Allahu (xh.sh) do t’jua trashëgojë juve atë për të parë si do të punoni. Ruajuni nga dynjaja dhe ruajuni nga gratë.

Ajo nuk vlen tek Allahu (xh. sh) as sa krahët e një mushkonje. Tirmidhiu regjistron nga Mus’her bin Sa’d, që tregon se Profeti (a.s) ka thënë: “Nëse dynjaja do të vlente tek Allahu (xh.sh) sa krahu i një mushkonje, Ai nuk do t’i jepte jobesimtarit në të asnjë pikë ujë. ”

Tek Allahu (xh.sh) kjo botë është e pavlefshme, e lehtë shumë e lirë, shumë e shkurtër. Sa i pakët është malli i saj! Atë, që Allahu (xh.sh) ka kërkuar të ngrihet, duhet të ngrihet e atë që ka kërkuar të poshtërohet, duhet të poshtërohet.

Allahu (xh.sh) e ka ulur poshtë dynj anë. Le ta ulin poshtë atë edhe besimtarët e të jetë e ulët, siç është për vetë Allahun. Ajo le të mos bëhet përkushtimi i tyre më i madh, as qëllimi i diturisë, as shkak i hidhërimeve të tyre. Fjalët e fundit për këtë ndalesë: Të mençurit besimtarë le t’i vërejnë këto shkaqe, të kthehen sinqerisht tek Allahu (xh.sh) e t’i mbrojë ata nga dynjaja, t’u shërojë atyre zemrat, duke mos lënë në to sëmundje, që ata dhe shpirtrat e tyre të jetojnë si në parajsë në këtë botë dhe në botën tjetër.