Jetim është ai i cili ka humbur një nga dy prindërit ose që të dy duke qenë nën moshën e pjekurisë. Jetimi i gjendur në këtë gjendje është nga njerëzit që kanë më së tepërmi nevojë për përkrahje, butësi, interesim dhe mëshirë dhe në disa raste edhe për kontribut, shpenzim dhe ndihmesë. Në nxitjen që na bën ne njerëzve i Dërguari i mëshirës lidhur me përkujdesjen për jetimin dhe interesimin për të është çfarë ka ardhur e transmetuar tek ne nga Sead ibn Seadi – Allahu qoftë i kënaqur me të -, nga Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – në fjalën e tij: “Unë dhe Kujdestari i jetimit në Xhenet jemi kështu”, dhe tregoi me gishtin tregues dhe atë të mesëm të ndarë mes tyre. Transmetuar nga Bukhariu në “El Edeb” (6005), Ebu Daudi po në të (5150) dhe Termidhi në “El Bir” (1918)
Bazuar në këtë vlerësim të madh jetimi përfiton ndihmesën e mbarë shoqërisë dhe përkujdesin e saj, ndërsa kujdestari përfton fqinjësinë me të Dërguarin e Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – në Xhenetet e begata, sa fqinjësi fisnike që është ajo! Ibn Batali thotë: “I obligohet kujt e dëgjon këtë hadith që të punojë me të që të jetë shoqëri e Profetit – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – në Xhenet dhe nuk ka në Xhenet gradë më të mirë se kjo”. (Përmendet nga Ibn Haxheri në “Fet’hul Beri” teksa shpjegon hadithin në fjalë)
Gjithashtu prej nxitjes për interesimin kundrejt jetimëve përmendur nga i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – është: “Kush lëmon kokën e jetimit, do ketë shpërblim për çdo qime floku mbi të cilën ka kaluar dora e tij”. (Garibu – i rralli- i Ebu Neaimit në “Huljetul Eulije” (191/8)
O Allah na bëj ne të mëshirshëm kundrejt jetimëve tanë dhe garantoi ata me përkujdesin dhe mirësinë Tënde.