Tërë këto teprica i lënë vendin dhembjeve e brengave në zemër. Ato e ngushtojnë atë dhe e robërojnë. Duke marrë prej tyre aq sa të mund të kemi mundësi t’i bindemi Allahut (xh.sh), zemra do të çlirohet dhe tërë përkushtimi i njeriut do të jetë shikimi i një qëllimi tjetër prej krijimit të tij. Ai qëllim është arritja e të qenit rob i Allahut (xh.sh), Zotit të botëve.