Nga Ebu Hurejra – Allahu qoftë i kënaqur me të – vjen se ka thënë: Ka thënë i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të -: “Kush e përcjell xhenazen e muslimanit me besim (nisur nga besimi Islam) dhe duke pritur shpërblim dhe mbetet me të derisa të falet dhe të mbarohet varrosja, i tilli do të vijë me shpërblim dy Kiratësh (male madhështorë) secili Kirat sa mali i Uhudit, ndërsa kush e fal xhenazen pastaj kthehet para se të varroset, vjen me një Kirat (mal) shpërblim”. Mutefekun alejhi: Transmeton Bukhariu në “El Xhenaiz” (1325) dhe Muslimi po në të (945)
Kur Abdullah bin Umeri e dëgjoi këtë hadith tha: Vërtetë që kemi neglizhuar sa e sa kiratë (male shpërblim).