Përkufizimi i fjalës nifak:
Fjala nifak gjuhësisht domethënë fshehje e diçkaje.
Kurse në terminologjinë fetare nifak domethënë: shfaqje e Islamit dhe fshehje e kufrit dhe e së keqes.Llojet e nifakut jane:
- Nifak i madh i besimit
Përkufizimi: Nifaku i besimit është kur njeriu shfaq Islamin, ndërsa fsheh në brendësinë e tij kufrin (mosbesimin).
Vendimi për të: Ky lloj i nifakut e nxjerr njeriun tërësisht nga feja dhe vepruesi i tij do të jetë në shtresën më të ulët të Zjarrit. Ky nifak është gjashtë llojesh:
- Përgënjeshtrimi i të Dërguarit të Allahut alejhi selam.
- Përgënjeshtrimi i ndonjë gjëje me të cilën ka ardhur i Dërguari i Allahut alejhi selam.
- Urrejtja e të Dërguarit të Allahut alejhi selam.
- Urrejtja e ndonjë gjëje me të cilën ka ardhur i Dërguari i Allahut alejhi selam.
- Gëzimi kur nënçmohet feja e Dërguarit të Allahut, Muhamedit alejhi selam.
- Urrejtja e fitores së fesë së të Dërguarit të Allahut alejhi selam.
- Nifak i vogël i veprës
Përkufizimi: Nifaku i veprës është bërja e ndonjë vepre të munafikëve (hipokritëve), por duke pasur iman në zemër.
Vendimi për të: Ky lloj i nifakut nuk e nxjerr njeriun nga feja, por është rreptësisht i ndaluar dhe njëherazi prej mëkateve të mëdha. Bërësi i tij ka nifak dhe iman, mirëpo në qoftë se shtohet shumë nifaku, atëherë bëhet munafik i vërtetë.
Shembuj për këtë lloj nifaku:
- Gënjeshtra: “Kur flet gënjen”.
- Thyerja e premtimeve: “Kur premton nuk e mban premtimin”.
- Tradhtia kur i besohet: “Kur i besohet tradhton”.
- Shpërthimi gjatë grindjes: “Kur grindet shpërthen”.
- Mashtrimi në marrëveshje: “Kur bën marrëveshje mashtron”.
- Dembelia për të falur namazin me xhemat në xhami:
- Syefaqësia në bërjen e veprave të mira:
[Kuran a=”4-En-Nisa:142″]