Përsosja e moralit

Nga Ebu Dardai – Allahu qoftë i kënaqur me të – vjen se Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – ka thënë: “Nuk ka gjë më të rëndë në peshojen e robit besimtar në Ditën e Gjykimit sesa morali i përsosur e Allahu nuk e don të shthururin gojëpisët”. Transmetim i saktë, transmetuar nga Termidhi në “El Bir” (2003) dhe Ebu Daudi në “El Edeb” (4799)

I Dërguari – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – thoshte: “Vërtetë prej më të mirëve tuaj është më moralpërsosuri prej jush”. Mutefekun alejhi: Transmetuar nga Bukhariu në (3559) dhe Muslimi në “El Fadail” (2321)

Përsosja e moralit është prej shkaqeve të hyrjes në Xhenet, nga Ebu Hurejra – Allahu qoftë i kënaqur me të – vjen se ka thënë: Është pyetur i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – për më të shumtën që i fut njerëzit në Xhenet. Ka thënë: “Devotshmëria karshi Allahut dhe moralpërsosja”.Transmetim i saktë, transmetuar nga Termidhi  në “El Bir” (2004) dhe Ibn Maxhe në “Ez Zuhd” (4246)

Nga Aishja – Allahu qoftë i kënaqur me të – vjen se ka thënë: Kam dëgjuar Profetin – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – të thotë: “Vërtetë që besimtari me moralin e përsosur të tij arrin gradën e agjëruesit dhe falësit natën”. Transmetim i saktë, transmeton Ebu Daudi në “El Edeb” (4798)

Moralpërsosuri është njeriu më i afërt tek i Dërguari i Allahut në Ditën e Gjykimit, nga Xhabiri – Allahu qoftë i kënaqur me të – vjen se i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – ka thënë: Vërtetë që nga më të dashurit prej jush tek Unë dhe më të afërmit në ndenje tek Unë në Ditën e Gjykimit janë më moralpërsosurit prej jush”. Transmetim hasen (i mirë), transmetuar nga Termidhi në “El Bir” (2018)

Gjithashtu edhe Allahu e lavdëron të Dërguarin e Tij me fjalën e Tij:[Kuran a=”68-El-Kalem:4″] dhe kjo përkon me atë që ka thënë Aishja – Allahu qoftë i kënaqur me të – kur u pyet për moralin e Tij – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të -: “Morali i Tij ishte Kurani”. Transmetim i saktë, transmetuar nga Nesaiu në “Et Tefsir” (11350) dhe Bukhariu në “El Edeb el Mufrad” (308)

Nga Abdullah ibn Mesudi – Allahu qoftë i kënaqur me të – vjen se ka thënë: Ka thënë i Dërguari –  lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – për vetveten e Tij: “Më ka edukuar Zoti im që e përsosi edukimin tim”, Transmetim i dobët, i publikuar i dobët nga Albaniu në “Deaiful Xhemia” (249) ndërkohë që domethënia e tij është e saktë,  pra vëllai im musliman dhe motra ime muslimane shembëllehu me moralin e të nderuarit të të dërguarëve që të përfitosh dy lumturitë, atë të dynjasë dhe Amshimit.

Poeti Ahmed Sheuki sqarues për efektin e moraleve përmbi kombet ka thënë: Në realitet kombet qëndrojnë me moralet sa t’u mbesin nëse ato, moralet e tyre, ikin, ikin edhe ato (kombet).