Të buzëqeshurit karshi të tjerëve

Nga Xhabiri bin Abdullahi – Allahu qoftë i kënaqur me të dy – vjen se ka thënë: Ka thënë i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të -: “Prej të mirës është të takosh vëllanë tënd (në fe) me fytyrë të çelur (me buzëqeshje) dhe të hedhësh prej enës tënde në enën e vëllait tënd”. Transmetim i saktë transmetuar nga Termidhi në “El Biru ues Sila” (1970)

Nga Ebu Dardai – Allahu qoftë i kënaqur me të – vjen se ka thënë: Ka thënë i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të -: “Buzëqeshje jote karshi vëllait tënd është për ty sadaka”. Transmetim hasen (i mirë) transmetuar nga Termidhi në (1956) “El Biru ues Sila”

Buzëqeshja buron nga dashuria dhe dashamirësia jotë për vëllanë tënd e prej këtu krahërori i tij hapet për ty dhe zemra e tij prehet kundrejt teje, ndaj dhe kështu bëhemi në vazhdimësi në krah dhe dashamir të njëri-tjetrit duke qenë të gjithë me zemrën e një personi që gjendet brenda të njëjtit trup për të qenë në të vërtetë ashtu siç na ka përshkruar i Dërguari i Allahut në fjalën e tij – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të –që e transmeton në adresë të tij Nuamën bin Beshiri – Allahu qoftë i kënaqur me të –: “Shembulli i besimtarëve në dashamirësinë, mëshirimin dhe ndjeshmërinë për njëri-tjetrin është si shembulli i ndërtesës njëra pjesë e së cilës fortifikon tjetrën, nëse një pjesë ankohet, asaj të gjitha pjesët i përgjigjen me pagjumësi dhe nxehtësi”. Mutefekun alejhi: Transmetuar nga Bukhariu në “El Edeb” (6011) dhe Muslimi në “El Biru ues Sila uel Edeb” (2586)

Kësisoj ti merr shpërblimin e sadakasë, të dashurisë së vëllezërve të tu dhe dashurisë tënde për to.